Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Përfundon sezoni në Premier Ligë: Kush shkoi në Evropë dhe kush ra nga elita?
    Ballina-1

    Përfundon sezoni në Premier Ligë: Kush shkoi në Evropë dhe kush ra nga elita?

    25/05/2025 19:10
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ka përfunduar sezoni 2024/2025 në elitën e futbollit anglez, një edicion i cili u përcoll me befasi të shumta. 

    Manchester City ia doli të marrë një fitore jetike me rezultat 2-0 në udhëtim ndaj Fulhamit, duke siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. 

    Liverpooli në anën tjetër u ndal me barazim 1-1 në shtëpi ndaj Crystal Palace, aty ku Ryan Gravenberch u ndëshkua me karton të kuq. 

    Manchester United mori një fitore me rezultat 2-0 ndaj Aston Villas në shtëpi, me mysafirët që nuk ia dolën të sigurojnë Ligën e Kampionëve, por do të luajnë në Ligën e Evropës. 

    Chelsea në ndërkohë fitoi minimalisht 1-0 në transfertë ndaj Nottingham Forest duke bërë që të përfundojnë në top katërshe dhe kësisoji të sigurojnë Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. 

    Fitore mori edhe Arsenali me ‘Topçinjtë’ që triumfuan me rezultat 2-1 në udhëtim ndaj Southamptonit që ishte përshëndetur kohë më parë me ligën. 

    Kështu pra Liverpooli, Arsenali, Manchester City, Chelsea dhe Newcastle do bëjnë gara në Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm. 

    Aston Villa në ndërkohë do të luajë në Ligën e Evropës ndërsa Nottingham Forest do marrë pjesë në kualifikimet e Ligës së Konferencës. 

    Southamptoni, Ipswich Town dhe Leicesteri janë skuadrat që kanë rënë në Championship, teksa në elitë janë promovuar Leeds United, Burnley dhe Sunderlandi.

    TË LIDHURA

    Kryetari i FFK ngushëllon familjen Sherifi për humbjen e Elifes, gazetares dhe zëdhënëses së FC Drita

    18/03/2026 20:48

    Lajme nga Franca për Edon Zhegrovën

    18/03/2026 19:49

    ​Nis zgjerimi i Qendrës së Xhudos në Pejë, Kurti premton standarde ndërkombëtare

    18/03/2026 12:19

    Telashet e Sllovakisë para ndeshjes me Kosovën

    17/03/2026 16:21
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.