Një transfer befasues po “gatuhet” në Kroaci. Ivan Perishiq pritet të lë Hajdukun vetëm pak javë pas ardhjes në futbollin kroat. Perishiqi thuhet se është thirrur nga Hansi Flicku, trajneri i ri i katalanasve.
Flicku i njeh mirë cilësitë e kroatit, ngase ka punuar me të te Bayern Muncheni. Trajneri gjerman është në kërkim të një opsioni “backup” te Barça.
Perishiqi nuk po gjen vend aktualisht në skuadrën e Gatussos dhe është i pakënaqur me situatën.
Rasti Perishiq e tronditi Poljudin dhe Nikola Kaliniqin drejtorin që e solli te Hajduku.
Gattuso, duke folur për Perishiqin, ndër të tjera tha se do ta shohë se çfarë do të vendosë lojtari, nëse do të qëndrojë në Hajduk apo jo.