Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Përjashtimi nga Kombëtarja, Edon Zhegrova thyen heshtjen: Çështja është zgjidhur, tani ecim përpara
    Ballina-1

    Përjashtimi nga Kombëtarja, Edon Zhegrova thyen heshtjen: Çështja është zgjidhur, tani ecim përpara

    26/09/2024 14:04
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Edon Zhegrova, Arijanet Muric dhe Florent Muslija ishin përjashtuar nga Kombëtarja e Kosovës pas ndeshjes me Rumaninë.

    FFK kishte lëshuar një komunikatë për shtyp ku kishin treguar se përjashtimi ka ndodhur pasi ishte thyer rregullorja e brendshme dhe trajneri Foda kishte marrë vendimin për përjashtimin e tre futbollistëve.

    Treshja e futbollistëve nuk ishin në ndeshjen ndaj Qipros dhe mbetet të shihet nëse ata do të jenë në muajin tetor kur Kosova luan ndaj Lituanisë në udhëtim dhe ndaj Qipros në Prishtinë.

    Edon Zhegrova më në fund e ka thyer heshtjen, teksa në konferencë për shtyp te Lille ka folur për rastin në fjalë.

    Ai u pyet nga gazetarët francezë për përjashtimin, derisa tha se u zemërua pasi ishte Federata që mori vendimin dhe jo trajneri.

    Gjithsesi ylli dardan thotë se çështja është zgjidhur dhe tani ecin përpara.

    “Po, me të vërtetë, diçka e vogël ndodhi me përzgjedhjen. Arrita vonë në një takim dhe ajo që më zemëroi pak më shumë ishte se ishte federata ajo që e mori vendimin dhe jo trajneri, por e di që jam profesionist”.

    “Tani, është në të kaluarën, çështja është zgjidhur dhe ne ecim përpara”, deklaroi sulmuesi kosovar.

    TË LIDHURA

    Muriqi ndër lojtarët më të vlerësuar në La Liga

    29/12/2025 19:30

    Villa, Chelsea e Tottenhami futen në garë për Fisnik Asllanin

    29/12/2025 19:20

    Arjol Bllaca i bashkohet Prishtinës

    28/12/2025 18:37

    Napoli mbyll vitin me fitore, shkëlqen Hojlund

    28/12/2025 18:07
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.