Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Përjetoni magjinë e skijimit me plot adrenalinë në bjeshkët e Deçanit, këtë përvojë ua mundëson Kosovo Wild Freeride (Video)
    Ballina-2

    Përjetoni magjinë e skijimit me plot adrenalinë në bjeshkët e Deçanit, këtë përvojë ua mundëson Kosovo Wild Freeride (Video)

    07/12/2023 21:04
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Bjeshkët e Deçanit tashmë njihen për shtigje atraktive të skijimit, sidomos për skijim që të jap  adrenalinë të jashtëzakonshme.

    Që këto shtigje të shijohen maksimalisht është kujdesur shoqata e sapo krijuar Kosovo Wild Freeride, duke ofruar mundësi për të gjithë të interesuarit që të arrijnë lehtë dhe shpejt në shtigjet e skijimit që ofrojnë bjeshkët e Deçanit.

    Kosovo Wild Freeride është gati t’ju sjellë një përvojë të jashtëzakonshme skijimi jashtë shtigjeve!

    Kjo shoqatë tashmë ka në posedim edhe makinat e specializuar të njohura si PistenBully që ofrojnë udhëtime të paimagjinueshme në terrene të pakrahasueshme dhe të pazbuluara deri më tash. Vizitoni faqen www.kosovowildfreeride.com për të zbuluar më shumë rreth kësaj aventurë të pazakontë në bjeshkët e mrekullueshme dhe të egra të Deçanit.

    Çka është Freeride?

    Me Freeride nënkuptohet emocioni i shkëputjes nga shtigjet e rregullta të skijimit. Është eksplorimi i terreneve të papërcaktuara në male, që të jep lirinë e skijimit jashtë shtigjeve të njohura si të rregullta. Me Freeride ju mund të përjetoni aventurë dhe këtë ua ofron Kosovo Wild Freeride.

    Për më shumë shihni video në vazhdim që të bindeni se këto shtigje të egra janë ndër më të mirat në këtë pjesë të Evropës.

    TË LIDHURA

    Portieri i Kombëtares së Kosovës, Amir Saipi në ekipin ideal të javës në Zvicër

    16/02/2026 15:48

    Armand Duka merr besimin e plotë të Asamblesë, udhëheq futbollin shqiptar për katër vitet e ardhshme

    16/02/2026 13:02

    Rashica vendimtar në fitoren dramatike të Beshiktashit

    15/02/2026 21:42

    Portieri i Kosovës pret sërish penalltinë e Shaqirit

    15/02/2026 20:41
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.