Modelja kroate Ivana Knoll arriti në gjysmëfinalen Kampionatit Botëror të martën ku u zhvillua ndeshja mes Kroacisë dhe Argjentinës.
Knoll, 30 vjeçe, ka shkaktuar një bujë rreth Katarit gjatë gjithë turneut për paraqitjet e saj ekstravagante që bien ndesh me qasjen më konservatore të vendit ndaj veshjeve të femrave.
Kjo çoi në thashethemet se asaj do t’i ndalohej hyrja në stadiumin “Lusail” për ndeshjen gjysmëfinale – diçka që nuk ka ndodhur pasi ajo u fotografua në tribuna një orë të mirë para fillimit të orës 22:00 në qytetin e dytë më të madh të Katarit.
Ajo shkëlqeu me paraqitjen në të kuqe dhe një kapele të përmasave të mëdha, ndërsa ajo dhe shokët e saj tifozë shijuan atmosferën përpara një gjysmëfinaleje të shumëpritur.
Knoll, një ish-finaliste në kurorën e “Miss Kroacia 2016”, u pa duke u dhuruar puthje dhe duke pozuar me një tifoz meksikan.
Përpara ndeshjes çerekfinale të Kampionatit Botëror të Kroacisë kundër Brazilit të premten, sigurimi i stadiumit u përpoq ta ndalonte Knollin të pozonte për fotografi me tifozët – diçka që duket se nuk e kanë provuar këtë herë.
Më parë ishte pohuar nga disa njerëz në Katar se njerëzit po tifozen kroate vetëm për shkak të mënyrës se si ata nuk e miratonin veshjen e saj, në vend që t’i shihnin fotot e tyre si një shenjë adhurimi për 30-vjeçaren.
Ligjet e zakonshme të veshjes së Katarit i nxisin gratë të mbulojnë shpatullat e tyre, ndërsa shpatullat e bukuroshes Knoll janë të ekspozuara në stadiumin “Lusail”.
kroatja tani ka grumbulluar mbi 2.5 milionë ndjekës në Instagram si pasojë e të bëmave të saj në Katar, duke mbledhur fansa në mbarë botën për qëndrimin e saj dhe mbështetjen e palëkundur ndaj Kroacisë së Luka Modricit.
Kroacia përfundimisht e humbi ndeshjen me Argjentinën në gjysmëfinale në rezultat 3-0.
Ata tani do të luftojnë për vendin e tretë me një nga humbësit e ndeshjes Marok-Francë, ku fansat e futbollit do të kenë një tjetër mundësi për ta parë atë në tribunat e stadiumit, duke mbështetur vendin e saj për vendin e tretë. /Telegrafi/