Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Përleshja në ndeshjen Real Madrid – Partizani, Euroliga publikon dënimet e rënda
    Ballina-2

    Përleshja në ndeshjen Real Madrid – Partizani, Euroliga publikon dënimet e rënda

    28/04/2023 18:57
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Euroliga të premten ka marrë një vendim në lidhje me dënimet për përleshjen brutale që ndërpreu ndeshjen e mbrëmshme në plejof mes Real Madridit dhe Partizanit.

    Të dy klubet u gjobitën me nga 50 mijë euro. Guerschon Yabusele i Realit e pësoi më keq, duke marrë pezullim prej pesë ndeshjesh.

    Kevin Punter i Partizanit u pezullua me dy ndeshje. Gabriel Deck (Real) dhe Mathias Lessort (Partizan) u pezulluan me nga një ndeshje, me vërejtjen se nuk ka të drejtë ankimimi.

    Pas faullit të Sergio Llull ndaj Punterit kur kishin mbetur edhe 1 minutë e 40 sekonda nga loja, kapiteni i Partizanit dhe legjenda e Realit u përleshën.

    Basketbollistët e tjerë u përfshinë shpejt dhe i gjithë kaosi filloi nga Deck, i cili filloi të godiste Exumin dhe Punterin me grushte.

    Pasoi një sherr i përgjithshëm, ku nuk dihej se kush kë po godiste dhe më pas Yabusele e hodhi në dysheme Dante Exumin me një lëvizje të arteve marciale dhe e lëndoi rëndë.

    Gjithsej 21 basketbollistë nga të dyja ekipet u përjashtuan dhe ndeshja u regjistrua me rezultatin që ishte në fuqi në momentin e ndeshjes (95:80). 

    Partizani po udhëheq befasisht 2:0 në seri, dhe i duhet një fitore nga dy ndeshjet e ardhshme [nëse do të jetë nevoja] që do të luhen në Beograd për t’u bërë pjesë e “Final Fourit” të Euroligës. 

    TË LIDHURA

    Salvatore Foti, i njohur si “hija” e Jose Mourinhos, tregon historinë e tij: “Dy finalet e Romës, për Budapestin nuk fjeta 20 ditë!”…

    25/06/2025 15:56

    Ismet Munishi e “palon” Amir Rrahmanin në lidhje me gazetarët e sportit në Kosovë

    25/06/2025 09:05

    Bayern Munichu mposhtet nga Benfica – por kalon tutje

    24/06/2025 23:07

    Zhvillime të reja rreth kalimit të Vedat Muriqit te Besiktas – bisedimet kanë filluar

    24/06/2025 21:36
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.