Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Përleshje e arrestime në festën në Argjentinë për triumfin në Kupën e Botës
    Ballina-2

    Përleshje e arrestime në festën në Argjentinë për triumfin në Kupën e Botës

    21/12/2022 10:49
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Tifozët janë përplasur me policinë në Buenos Aires të martën, pas një dite me festime të mëdha, ku u prit Përfaqësuesja e Argjentinës në futboll që e fitoi Kupën e Botës, raporton agjencia AP.

    Përleshjet nisën pasi policia lëvizi për të arrestuar disa tifozë që ishin future brenda monumentit Obelisk.

    Tifozët hodhën gurë dhe shishe xhami në drejtim të policisë, ndërsa policët u kundërpërgjigjën me plumba gome e me ujë.

    Disa tifozë janë arrestuar.

    Parada për të festuar kthimin e Argjentinës u ndërpre shkurt të martën, pasi miliona kishin dalë në rrugë, e kishin bllokuar rrugët, e autostradat, duke krijuar skena kaotike.

    Madje disa tifozë u lënduan duke tentuar të hidheshin mbi autobusin e hapur me të cilin Përfaqësuesja e Argjentinës po kalonte nëpër qytet. Lojtarët e Argjentinës në fund u desh të largoheshin nga vendi me anë të helikopterit.

    TË LIDHURA

    Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë/ Turqi-Rumani!

    24/03/2026 15:25

    Sllovakia e ndalon hyrjen në stadium për tifozët me pasaporta të Kosovës në sektorët e tifozëve vendës

    24/03/2026 14:54

    Reali fiton superderbin e Madridit

    23/03/2026 00:01

    Interi ndalet në barazim, Milani i afrohet në gjashtë pikë

    23/03/2026 00:00
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.