Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Përmendi emrin e futbollistit me prejardhje nga Kosova, ky është komentatori turk që u shkarkua në pushimin e ndeshjes
    Ballina-2

    Përmendi emrin e futbollistit me prejardhje nga Kosova, ky është komentatori turk që u shkarkua në pushimin e ndeshjes

    02/12/2022 13:34
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Në kanalin televiziv turk “TRT”, komentatori Alper Bakırcıgil u kujtoi shikuesve turq se goli më i shpejtë në një Botëror të futbollit është shënuar nga legjenda turke Hakan Sukur.

    Dhe ai nuk duhej ta bënte këtë. Të paktën jo sipas punëdhënësit të tij.

    Gjatë pushimit së ndeshjes Marok-Kanada, Bakırcıgil u hoq nga ekrani dhe u zëvendësua nga një koleg. E pas ndeshjes ka marrë njoftimin për shkarkim, shprehet ai vetë në “Twitter”.

    “Më pushuan nga TRT-ja, ku punova me krenari për shumë vite, pas ngjarjes që ndodhi sot (e enjte)”-shkruan ai.

    Arsyeja e pushimit nuk është se komentuesi turk kishte thënë diçka faktikisht të gabuar.

    Hakan Sukur me të vërtetë shënoi golin më të shpejtë në historinë e Kupës së Botës kur, pas vetëm 11 sekondash, ai vendosi Turqinë në avntazh në ndeshjen e Kupës së Botës në 2002.

    Por që atëherë, Sukur konsiderohet nga qeveria turke si i lidhur me terrorizmin. Ai jeton në ShBA dhe punon si taksist pasi që shteti turk ia ka konfiskuar tërë pasurinë. Hakan Sukur është me prejardhje nga Kosova.

    TË LIDHURA

    Fitore e Novi Pazarit ndaj federatës serbe, UEFA ia lejon pjesëmarrjen në Ligën e Konferencës klubit nga Sanxhaku

    13/06/2025 23:16

    Albion Rrahmani operohet në Rumani

    13/06/2025 16:55

    Pavarësisht se është larguar, Luka Modriq merr pjesë në stërvitje te Real Madridi

    13/06/2025 13:43

    Cilësohej pika më e dobët, por tani mesfusha e Kosovës është shumë e fortë

    13/06/2025 10:18
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.