Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Përplasja e fortë me sharje Guardiola-De Bruyne që nuk u pa mbrëmë, fitorja shoi polemikat (video)
    Ballina-1

    Përplasja e fortë me sharje Guardiola-De Bruyne që nuk u pa mbrëmë, fitorja shoi polemikat (video)

    18/05/2023 20:05
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kevin De Bruyne tregoi në sfidën me Realin se është një lojtar fantastik. Protagonist me asistet e tij në rastet e dy golave, belgu, në fakt, pati një përplasje me trajnerin Pep Guardiola.

    Në fillim të pjesës së dytë, trajneri spanjoll u nxeh me beniamimin e tij, pasi ky i fundit e mbajti më shumë se çduhet topin.

    Reagimi i De Bruynes ishte aty për aty e flakë për flakë. Pep Guardiola i bërtiste: “Paso topin, paso topin!”, ndërsa mesfushori kundërpërgjigjej: “Mbylle, mbylle!”

    Një përplasje që u “harrua” shumë shpejt, pasi City fitoi thellë 4-0 dhe u kualifikua në finale të Championsit, ku do të matë forcat me Interin.

    Në fund të takimit, Guardiola dhe De Bruyne u përqafuan me njëri – tjetrin, duke e shënuar polemikën ende pa u ndezur.

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.