Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Përqafimi i Salahut me Ramosin në Dubai mund t’i ketë befasuar tifozët e Liverpoolit (video)
    Ballina-2

    Përqafimi i Salahut me Ramosin në Dubai mund t’i ketë befasuar tifozët e Liverpoolit (video)

    18/11/2022 00:32
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Mohamed Salah dhe Sergio Ramos janë përqafuar në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Globe Soccer Awards që u zhvillua në Dubai të Emiratave të Bashkuara Arabe.

    Anësori i Liverpoolit u kurorëzua lojtari i vitit sipas fansave të TikTokut duke lënë prapa konkurrencë, si Cristiano Ronaldo, Erling Haaland e Karim Benzema (ky i fundit e fitoi çmimin për futbollistin e vitit).

    Në anën tjetër, mbrojtësit të Paris Saint-Germainit iu nda çmimi për mbrojtësin më të mirë të të gjitha kohërave.

    Padyshim që përqafimi i tyre përbën një moment interesant mes dy futbollistëve duke kujtuar lëndimin që Ramos i kishte shkaktuar Salahut në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2018.

    Në atë ndeshje, egjiptiani u detyrua ta lëshonte fushën pas lëndimit të shpatullës, ndërsa Real Madridi e fitoi trofeun me rezultat 3-1.

    Tifozët e Liverpoolit janë të vetëdijshëm se Salah ka një karakter vërtet miqësor, mirëpo edhe ata do të jenë befasuar me përqafimin e ngrohtë me Ramosin.

    Mo Salah meets Sergio Ramos 🤝pic.twitter.com/r8mSJM6T1h

    — 433 (@433) November 17, 2022

    Tifozët e Liverpoolit janë të vetëdijshëm se Salah ka një karakter vërtet miqësor, mirëpo edhe ata do të jenë befasuar me përqafimin e ngrohtë me Ramosin.

    TË LIDHURA

    Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë/ Turqi-Rumani!

    24/03/2026 15:25

    Sllovakia e ndalon hyrjen në stadium për tifozët me pasaporta të Kosovës në sektorët e tifozëve vendës

    24/03/2026 14:54

    Reali fiton superderbin e Madridit

    23/03/2026 00:01

    Interi ndalet në barazim, Milani i afrohet në gjashtë pikë

    23/03/2026 00:00
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.