Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    “Personalitet dhe drithërima, por injorohet nga shokët”, ja vlerësimi për Asllanin
    Futboll ndërkombëtar

    “Personalitet dhe drithërima, por injorohet nga shokët”, ja vlerësimi për Asllanin

    01/10/2022 20:51
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    U transferua te Interi verën e kaluar, megjithatë ndeshjen e parë si titullar, Kristjan Asllani e luajti pikërisht ndaj Romës, sfidë të cilën zikaltrit e humbën me rezultatin 1-2.

    Mesfushori 20-vjeçar shqiptar, i cili deri para këtij takimi kishte luajtur vetëm 30 minuta në tre ndeshje të ndryshme, mori vendi ne Brozovic para mbrojtjes dhe qëndroi në fushë për plot 777 minuta, duke marrë duartrokitjet e publikut që kishte mbushur shkallët e “San Siros”.

    Saktësi në pasime, një “flirt” me golin dhe një karton i verdhë, teksa Asllani u vlerësua me notën 6.5 për performancën e tij me zikaltrit, ashtu si Barella dhe Dimarco që shënoi golin, thënë ndryshe, në treshen më të mirë.

    Asllani 6.5: Në mënyrë paradoksale është më I çliruari mendërisht, ndonëse ishte praktikisht një debutim me Interin, pasi shumë javë kishte parë ndeshjet nga pankina. Kryen detyrën e tij me siguri, edhe pse shpesh shokët e skuadrës e injorojnë, duke mos i pasuar. Bën gjëra të thjeshta dhe të sakta, duke mos zhgënjyer, në një ndeshje ku pritej të ishte më e komplikuar për të. Më pas një e djathtë, që për pak nuk shkon në rrjetë, por kalon ngjitur me shtyllën dhe drithëron “San Siron”. Ka shumë personalitet te ky djalosh”, thuhet në vlerësimin për mesfushorin 20-vjeçar.

    TË LIDHURA

    Paga vjetore e Dakut te Rubin Kazani do të jetë 3 milionë euro

    30/06/2025 22:42

    Lindon Emërllahu shënon super gol në miqësore

    30/06/2025 22:39

    Avdijaj transferohet te Wolfsbergeri

    30/06/2025 19:44

    Ferizaj e transferon ish-lojtarin e Drenicës

    30/06/2025 19:11
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.