Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Përzgjedhësi i Mali të Zi, Robert Prosineçki ka ftuar dy futbollistë shqiptarë
    Ballina-2

    Përzgjedhësi i Mali të Zi, Robert Prosineçki ka ftuar dy futbollistë shqiptarë

    22/08/2024 17:23
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Përzgjedhësi i kombëtares së Malit të Zi, Robert Prosineçki, ka publikuar listën e futbollistëve për ndeshjet e shtatorit në Ligën B të Kombeve.

    Në fillim të edicionit të ri të Ligën e Kombeve, Mali i Zi luan në udhëtim me Islandën (6 shtator) dhe tre ditë më vonë e presin Uellsin. Në grup është edhe Turqia.

    Prosineçki e ka ftuar futbollistin e talentuar Vasilij Axhiq, i cili prej këtij sezoni luan për Juventusin

    Prosineçki ka ftuar edhe shqiptarët, si Marko Tuçi (Gangwon, Koreja e Jugut), Driton Camaj dhe ish futbollistin e Ballkanit të Therandës, boshnjakun Edvin Kuç.

    Lista pritet të plotësohet edhe me disa futbollistë nga kampionati malazez.

    Lista

    Portieri: Danijel Petkoviq (Liepaja, Letoni); mbrojtës: Stefan Saviq (Trabzonspor, Turqi), Marko Veshoviq (Qarabag Azerbajxhan), Risto Radunoviq (FCSB, Rumani), Igor Vujaçiq (Rubin, Rusi), Marko Vukçeviq (Borci Banjalluka, Bosnje dhe Hercegovinë), Sllobodan Rubedezhiq (Aberdin, Skoci), Andrija Vukçeviq (Cartagena, Spanjë), Marko Tuçi (Gangwon, Koreja e Jugut); mesfusha: Adam Marushiq (Lazio, Itali), Vladimir Jovoviq (Sogidana, Uzbekistan), Marko Bakiq (OFI, Greqi), Driton Camaj (Kisvarda, Hungari), Edvin Kuç (Nefci, Azerbajxhan), Viktor Gjukanoviq (Standard Liege, Belgjikë), Novica Erakoviq (Omonia, Qipro), Vasilije Axhiq (Juventus, Itali); sulmues: Stevan Jovetiq, Stefan Mugosha (Incheon United, Koreja e Jugut), Milutin Osmajiq (Preston, Angli), Nikola Krstoviq (Lecce Itali).

    TË LIDHURA

    Arsenali fiton me gol të minutave shtesë

    07/04/2026 23:02

    Bayerni e fiton superndeshjen në Madrid

    07/04/2026 22:59

    Hoffenheimi i vendosur ta shesë 50 milionë euro Fisnik Asllanin

    07/04/2026 19:41

    Këpuca e artë: Muriqi mbetet në top-pesëshe

    07/04/2026 19:40
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.