Futboll ndërkombëtar

Përzgjedhësi i Serbisë, Stojkovic akuzohet se mori 1.5 milionë euro

Përzgjedhësi i Serbisë, Stojkovic akuzohet se mori 1.5 milionë euro

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Serbisë ka mbajtur sot një mbledhje, e cila raportohet se nuk ka shkuar aspak mirë. Krerët e kësaj Federate në këtë mbledhje zbuluan shifrat e fituara nga pjesëmarrja në Kupën e Botës “Katar 2022” Serbia në këtë turne u eliminua në fazën e grupeve, me Zvicrën që ia

Besnik Batusha

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Serbisë ka mbajtur sot një mbledhje, e cila raportohet se nuk ka shkuar aspak mirë.

Krerët e kësaj Federate në këtë mbledhje zbuluan shifrat e fituara nga pjesëmarrja në Kupën e Botës “Katar 2022”

Serbia në këtë turne u eliminua në fazën e grupeve, me Zvicrën që ia dha “goditjen” e fundit duke e mposhtur 3:2, shkruan Gazeta Express.

Novica Toncev, zyrtar i klubit Radnik Surdulica, pas mbledhjes hodhi akuza ndaj kryetarit të Federatës serbe, Nenad Bejkovic, si dhe përzgjedhësit të Serbisë, Dragan Stojkovic – “Pixi”.

Ai e akuzoi “Pixin” se ka përvetësuar 1 milionë e gjysmë euro.

“Kjo është me të vërtetë turp, ata shpenzuan të gjitha paratë. Unë nuk kam asgjë kundër Pixit, por Pixi mori para të mëdha. Dick, Bjeka, Surbatovic, ata morën më shumë se futbollistët më shumë se kushdo. Sot kishim një ndryshim në atë pikë në rendin e ditës, kërkova dorëheqjen e sekretarit të përgjithshëm, i pyeta bukur nëse është e vërtetë ajo që thuhet në media, se premitë janë ndarë kështu se Dika Stojanovic ka marrë 340 mijë euro, Surbatovic dhe Bjekoviq nga 300 mijë, se lojtarët kanë marrë nga 100 mijë dhe Pixi një milion e gjysmë? Unë vetëm e pyeta nëse ishte e vërtetë. Ata heshtën”, tha Toncev për “Telegraf”.

Kujtojmë se para fillimit të Kupës së Botës, Federata e Serbisë u akuzua për mënyrën e zgjedhjes së kryetarit, teksa “përplasje” kishte për njerëzit që udhëtuan si delegacion në Katar. 

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions