Ende pa filluar afati kalimtar i dimrit i cili nis më 1 janar, kanë ardhur ndryshimet e para te skuadra e FC Vushtrrisë.
Trajneri Armend Dallku nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e pesë futbollistëve në stinorin pranveror.
Lajmi është bërëi ditur nga vet skuadra vushtrriase e cila ka shkruar se ndarja ka ndodhur me marrëveshje të dyanshme.
“FC Vushtrria njofton se, me marrëveshje të dyanshme, është ndërprerë bashkëpunimi me lojtarët Martin Radulovikj, Amir Jashar, Jackson Ferreira, Allen Ndreu dhe Krenar Halili.
Klubi i falënderon për kontributin e dhënë gjatë periudhës që ishin pjesë e ekipit dhe u uron suksese të mëtutjeshme në hapat e radhës të karrierës së tyre”, ka shkruar FC Vusahtrria.