Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Petrescu për Emërllahun: Ishte i jashtëzakonshëm
    Ballina-2

    Petrescu për Emërllahun: Ishte i jashtëzakonshëm

    04/04/2025 20:19
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Lindon Emërllahu në fillim të muajit shkurt e kompletoi transferimin te Cluji rumun nga Ballkani i Suharekës për 700 mijë euro. Dhe paraqitjet e mira që i kishte te kampioni i tri edicioneve të fundit në Kosovë, i ka vazhduar edhe te skuadra e njohur rumune.

    Emërllahu të enjten mbrëma luajti tërë ndeshjen e Kupës së Rumanisë ndaj Universitatea Craiovas dhe e regjistroi asistimin e parë për Clujin në shtatë ndeshje. Ai asistoi në golin për 1:1 në minutën e 60-të, që u shënua nga Mohammed Kamara. Gola të tjerë nuk pati as pas vazhdimeve dhe sfida u vendos në penallti.

    Emërllahu ishte i saktë në penalltinë e parë, ndërsa Meriton Korenica që luajti nga minuta e 75-të, e shënoi penalltinë e tretë për Clujin, që fitoi 5:3 ndaj Universitatea Craiovas. Në gjysmëfinale të Kupës rumune, Cluji do të luajë ndaj Farul Constantas, më 24 prill.

    “Ai ishte i jashtëzakonshëm”, ka thënë trajneri Dan Petrescu për Emërllahun pas ndeshjes.

    Emërllahu 22-vjeçar, që me pozitë natyrale është mesfushor defensiv, të enjten mbrëma luajti si mbrojtës i krahut të djathtë.

    “Jam i lumtur për Lindonin. Ai luajti ndeshje të madhe për 120 minuta”.

    Përveç që e mbuloi mirë krahun e djathtë, Emërllahu ishte shumë i mirë edhe në bazë të të dhënave statistikore.

    Nga 57 pasime sa i kishte gjithsej, 46 ishin të sakta. I pati edhe tri driblime të suksesshme. E fitoi topin shtatë herë, ndërsa pesë herë e fitoi topin në fushën e kundërshtarit.

    Mediumi rumun “GSP” e ka quajtur Emërllahun “mur” të vërtetë.

    “Emërllahu ishte ‘mur’ i vërtetë pasi i fitoi nëntë duele nga 10 gjithsej dhe i kishte dy duele të fituara në ajër nga tri në total”, ka shkruar “GSP” të premten.

    Emërllahu pjesën më të madhe të pasimeve e kishte drejt fazës ofensive. 18 prej 25 pasimeve të tij e gjetën cakun. Ishte i dyti më i miri në ndeshje në këtë element.

    Ai ka pasur edhe tentime nga distanca, përfshirë atë të minutës së 63-të, kur topi shkoi afër shtyllës pingule.

    Shumicën e dueleve, Emërllahu i kishte me Mihai Capatinan, Vladimir Screciun dhe Stefan Baiaramin. Ai ishte dominues ndaj dy të parëve duke i fituar tri nga katër duelet që i kishte, ndërsa e fitoi vetëm njërën prej katër dueleve me Baiaramin. Ndaj Lyes Hourit i kishte tri duele dhe i fitoi të gjitha.

    “Kjo ishte paraqitja e kosovarit, solid në mbrojtje dhe i mirë me topin. Ndeshja e tij e ‘jashtëzakonshme’, siç e përshkroi trajneri Dan Petrescu, u kurorëzua me golin e shënuar në ekzekutimin e penalltive”, e ka mbyllur shkrimin mediumi rumun “GSP”.

    Emërllahu ftohet rregullisht edhe nga Kosova.

    Në grumbullimin e fundit me “Dardanët”, Emërllahu, që ka tetë paraqitje gjithsej, regjistroi asistim në fitoren 3:1 në Murcia të Spanjës ndaj Islandës, në fitoren historike.

    TË LIDHURA

    Sylvinho i zhgënjyer me rezultatin por jo me paraqitjen

    07/06/2025 23:38

    Hoxha: Trajneri na motivoi shumë dhe na tha se ishte një ndeshje shumë e mirë

    07/06/2025 23:30

    Daku: Çdo gjë e hapur, do të luftojmë të realizojmë ëndrrën e kualifikimit në Botëror

    07/06/2025 23:21

    Serbët sërish pas, Shqipëria ruan vendin e “play off”-it për në Botëror! Ja situata aktuale në Grupin K

    07/06/2025 23:01
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.