Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Pique: Situata me Neymar më doli jashtë kontrollit, ishte vonë
    Ballina-1

    Pique: Situata me Neymar më doli jashtë kontrollit, ishte vonë

    11/08/2023 09:37
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Në një bisedë me Ibai Llanos në ‘rrymën’ e komunikuesit mediatik, Gerard Piqué pranoi gabimin e bërë më 23 korrik 2017, kur publikoi një fotografi në rrjetet sociale me Neymar, shoqëruar me dy fjalë që do ta ndjekin gjithmonë: po qëndron”.

    Disa javë më vonë, më 4 gusht 2017, braziliani depozitoi 222 milionë të klauzolës së tij të përfundimit të kontratës para kohe dhe shkoi te PSG. “Sikur ta dinin njerëzit…, – filloi Pique, para se të jepte detaje të asaj që ndodhi atë kohë: – Ishte një natë në Nju Jork, mendoj se situate më doli pak nga kontrolli”.

    I pyetur nga Ibai nëse e dinte që Neymar po largohej, Pique siguroi se “100 për qind jo në fillim”: “Kur e mora vesh se po ikte nuk isha fare unë, kishte mbetur pak nga unë. Ishte mjaft vonë. Ti thua se ai po qëndron… dhe pastaj e kupton e thua: Ah nëna që më lindi!”

    Barça ishte në mes të turneut në SHBA 2017, atë 23 korrik, dhe fotografia e Pique me Neymar u bë disa orë pasi braziliani shënoi dy golat në fitoren (2-1), në miqësoren kundër Juventusit. Kuptohet se nata pas ndeshjes ka qenë e gjatë dhe konfuze.

    Pique u pendua edhe për një gabim tjetër, në këtë rast sportiv dhe shumë të fundit: momentin në të cilin nuk u hodh, pas një krosimi anësor nga Bastoni. Ai zgjati krahët duke kërkuar qetësi dhe besuar se nuk kishte askënd pas tij dhe la rrugën të lirë për goditjen e Barella në BarçaInter (3-3) të Champions League të kaluar.

    Barça, e cila kryesonte 1-0, hyri në një dinamikë negative në atë ndeshje, e cila përfundoi si çelësi i eliminimit të katalanasve në fazën e grupeve. Ishte 12 tetor 2022 dhe më pak se një muaj më vonë, qendërmbrojtësi njoftoi tërheqjen e tij nga futbolli.

    TË LIDHURA

    Ylli i Manchester United në lidhje me ish-të dashurën e Kylian Mbappe

    07/07/2025 20:09

    Rekordi i Lamine Yamal rrëzohet më pak se një vit pas vendosjes – Gilberto Mora shkruan historinë me Meksikën

    07/07/2025 20:00

    Arsyetohet Donnarumma: Nuk ishte qëllimi ta lëndoja Musialan

    07/07/2025 19:45

    Osimhen, i hapur që të kthehet sërish te Galatasaray

    07/07/2025 18:14
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.