Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Pjesët e para: Real Madridi, Chelsea dhe City në avantazh, PSG-së s’i mjafton supergoli i Messit, Juve në epërsi ndaj Maccabit
    Ballina-1

    Pjesët e para: Real Madridi, Chelsea dhe City në avantazh, PSG-së s’i mjafton supergoli i Messit, Juve në epërsi ndaj Maccabit

    05/10/2022 21:54
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Përveç kryendeshjes mes Chelseat dhe Milanit, pjesët e para janë mbyllur edhe në katër përballje tjera mbrëmjen e sotme në Ligën e Kampionëve.

    Real Madridi ka mbyllur 45 minutat e para në epërsi 2:1 kundër Shakhtarit të Donetskut në stadiumin “Santiago Bernabeu”.

    Rodrygo në minutën e 13-të dhe Vinicius Junior në të 28-minutë realizuan golat e epërsisë për Los Blancos. Për ukrainasit shënoi Zubkov në minutën e 39-të.

    Manchester City është në epërsi bindëse 3:0 kundër Copenhagës në “Etihad Stadium”.

    Erling Haaland në minutat 7, 32 dhe autogoli i Khocholavas në minutën e 39-të vendosën epilogun e pjesës së parë.

    Paris Saint-Germaini ka hasur në vështirësi në udhëtim te Benfica me të cilën po barazon 1:1.

    Lionel Messi shënoi supergol për PSG-në në minutën e 22-të, por ajo u shkrie në minutën e 42-të kur Danilo shënoi gabimisht në portën e tij.

    Në epërsi është edhe Juventusi, veçse minimale 1:0 kundër Maccabi Haifas në Torino.

    Golin e vetëm për “Zonjën e Vjetër” e ka konkretizuar Rabiot në minutën e 35-të.

    TË LIDHURA

    Franco Foda: Me Slloveninë synojmë të paktën një pikë

    10/11/2025 14:55

    Përparim Rama e Agim Ademi përurojnë stadiumin e Prishtinës së Re

    08/11/2025 16:45

    Tovërlani e ‘godet’ Vokrrin: S’ka të drejtë loje te Shqipëria, tek ne donte vend titullari e tek Afrim Tovërlani veç deka është e sigurt

    08/11/2025 12:10

    Fitore e jashtëzakonshme e Ramiz Sadikut, e mposht Vushtrrinë në kryeqytet

    07/11/2025 16:10
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.