Skuadra e KF Llapit gjendet aktualisht në Turqi, atje ku po zhvillojnë fazën përgatitore para nisjes se stinorit pranveror në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Në vazhdën e përgatitjeve nga klubi llapjan, ata gjithashtu po zhvillojnë atje edhe disa ndeshje miqësore.
Së fundmi gjatë ditës së sotme (e mërkurë) ata patën një ballafaqim me skuadrën kazake Kaysar Kyzylorda.
Në një sfidë ku rezultati është në plan të dytë, gjithçka eskaloi shpejt pas një ndërhyrje të ashpër që bëri njëri nga futbollistët e Llapit.
Ajo ndërhyrje duket se acaroi gjakrat e futbollistëve kundërshtar dhe kjo bëri që të shpërthejë sherri mes dy ekipeve.
Nga pamjet që po qarkullojnë në internet, shihet se si në një moment në fushë futet edhe trajneri Tahir Batatina me stafin e tij, në përpjekje për të vendosur qetësinë.
Pas përfundimit të kësaj zënke ndeshja vazhdoi dhe në fund Llapi triumfoi me rezultat 2-1 falë golave nga Edon Sadriu dhe Hasan Hyseni.
