Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Plisat reagojnë ndaj vendimit të FBK-së: Vendimin e keni të pabazë, ndeshjet luhen për ne, jo për kalkulimet e juaja
    Ballina-2

    Plisat reagojnë ndaj vendimit të FBK-së: Vendimin e keni të pabazë, ndeshjet luhen për ne, jo për kalkulimet e juaja

    28/10/2022 13:34
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Tifogrupi i Prishtinës, “Plisat” ka reaguar ndaj Federatës së Basketbollit të Kosovës, për vendimin që ka ndërmarrë, ku ndalohen tifozët që të udhëtojnë.

    Ky tifogrup, këtë vendim të FBK-së e ka quajtur të pabazuar dhe diskriminues ndaj gjithë tifogrupeve në vend, transmeton Klankosova.tv.

    “Plisat reagojnë ashpër ndaj vendimit arbitrar të marrë nga Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës me dt. 27.10.2022. Cilësojmë si arbitrar për shkak se është marrë një vendim i pabazuar në praktikë, brenda nate, në prag të udhëtimit tonë masovik, dhe jo në fillim të garave, por tek pasi kanë ndodhur disa udhëtime paraprake”, thuhet në reagim.

    “Vendimi i Bordit përveçse është diskriminues ndaj gjithë tifogrupeve në vend, konsiderojmë se është mëse dashakeq ndaj klubit kryeqytetas. Krejt kjo duke u bazuar në faktet që do ju sjellim mëposhtë”.

    “Në vendimin e marrë nga Komisioni i Garave, me nr.4/2022 të dt.18.10.2022, nuk shihet ndonjë pengesë për pjesëmarrjen e organizuar të tifozëve të klubit mysafir, klubi mysafir ka drejtuar kërkesën në kohë, e përkundrazi këtu klubi nikoqir nuk ka argumentuar për rrezikshmëri të lartë, andaj edhe është miratuar kërkesa e mysafirëve. Por, ja që, pas 9 ditëve, kësaj radhe ne drejtojmë kërkesën në kohë, klubi nikoqir vullnetarisht ka garantuar bileta, pra e merr përgjegjësinë organizative, dhe kësaj radhe Bordi merr “flamurin” dhe vendimin e tyre e bazon sipas “disa nga ngjarjet e fundit që kanë ndodhur me tifozët në ndeshjet e basketbollit…”. Pra shtrohet pyetja, cilave ndeshje?! Sepse me datë 18.10.2022, sipas KG-së, gjithçka ishte në rregull, e ne jemi dëshmitarë që as pas datës 18 nuk kishte ndonjë “ngjarje problematike”. Atëherë, ku po bazohet Bordi i FBK-së?”

    “Ritheksojmë, vendimin e keni të pabazë e qëllimkeq! Ndeshjet luhen për ne, jo për kalkulimet e juaja!”

    TË LIDHURA

    Sylvinho i zhgënjyer me rezultatin por jo me paraqitjen

    07/06/2025 23:38

    Hoxha: Trajneri na motivoi shumë dhe na tha se ishte një ndeshje shumë e mirë

    07/06/2025 23:30

    Daku: Çdo gjë e hapur, do të luftojmë të realizojmë ëndrrën e kualifikimit në Botëror

    07/06/2025 23:21

    Serbët sërish pas, Shqipëria ruan vendin e “play off”-it për në Botëror! Ja situata aktuale në Grupin K

    07/06/2025 23:01
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.