Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    “Plisat” të zhgënjyer, nuk e duan kryesin aktuale kërkojnë ndryshime te KB Prishtina
    Ballina-2

    “Plisat” të zhgënjyer, nuk e duan kryesin aktuale kërkojnë ndryshime te KB Prishtina

    11/11/2022 16:54
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Tifozët e Prishtinës “Plisat” assesi nuk po mund të pajtohen me situatën aktuale që po mbretëron në klubin bardhekaltër të basketbollit, shkruan  Demokracia.com.

     Sigal Prishtina nuk ka rezultate të mira dhe kjo ka bërë që tifozët “Plisat” të kërkojnë reagim të menjëhershëm,, madje ata duan edhe ndryshime në kryesi.

    “Menaxhmenti i emëruar në vitin e kaluar erdhi me fjalë të mëdha, me premtime të mëdha. Por, as vitin e kaluar, e as këtë vit nuk po shihet se ka përmirësim në gjendjen e klubit tonë. Dështimet në arena evropiane, transferimet e vonshme, ndërrimi i kryetrajnerit, ambienti i ftohtë brenda lojtarëve janë gjitha këta faktorë për mosmenaxhimin e mirë të klubit. Andaj, Plisat shprehim pakënaqësinë tonë ndaj menaxhimit të klubit”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Plisave.

    Njoftimi i plotë pa ndërhyrje i Plisave:

    REAGIM URGJENT NDAJ SITUATËS NË KLUBIN TONË KB PRISHTINA

    Gjendja e klubit tonë të zemrës në basketboll nuk është duke ofruar një dritë në fund të tunelit. Krenaria e klubit nuk guxon të fillojë të humbet e të mos jap askush llogari për të. Ne gjithmonë kemi qenë ithtarë të asaj se na mjafton ta shohim angazhimin e të gjithëve për të mirën e klubit. Mu për këtë arsye kemi qenë vendimtarë në ndërrimin e kryesisë së klubit në Shkurt të vitit të kaluar. Atëherë kur gjithçka shkonte keq për klubin dhe besonim se rifreskimi i kryesisë është mundësia e vetme e këndelljes së tij.

    Menaxhmenti i emëruar në vitin e kaluar erdhi me fjalë të medha, me premtime të mëdha. Por, as vitin e kaluar, e as këtë vit nuk po shihet se ka permirësim në gjendjen e klubit tonë. Dështimet në arena europiane, transferimet e vonshme, ndërrimi i kryetrajnerit, ambienti i ftohtë brenda lojtarëve janë gjitha këta faktorë per mosmenaxhimin e mirë të klubit. Andaj, Plisat shprehim pakënaqësinë tonë ndaj menaxhimit të klubit.

    Klubi duhet të jetë në dorën e njerëzve të cilët e duan klubin pa kushte dhe janë të etur për suksese siç ishin para disa viteve.

    Besojmë se kryevendin duhet ta marrë dikush që ka ide se si menaxhohet klubi më me nam dhe histori në basketbollin shqiptar.

    Duke potencuar se edhe ne Plisat kemi anëtarë të bordit brenda klubit, duam të paralajmerojmë se jemi të detyruar të ofrojmë zgjidhje të reja rreth së ardhmes së klubit.

    KB Prishtina i është mësuar trofeve, sukseseve, dhe mbi të gjitha perfaqësimeve dinjitoze.

    Prishtina duhet të rikthehet aty ku e ka vendin si klubi më i suksesshëm shqiptar.

    TË LIDHURA

    Ronaldo në lot feston triumfin me Portugalinë

    08/06/2025 23:51

    “French Open”, Alcarazi mbron titullin me fitore dramatike

    08/06/2025 21:36

    Lumbardh Dellova drejt Superligës turke

    08/06/2025 20:12

    Rrahmani nuk e mendon largimin nga Sparta

    08/06/2025 20:07
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.