Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Po mahnit një trajner si Jurgen Klopp, Liverpool pas “yllit” danez
    Ballina-1

    Po mahnit një trajner si Jurgen Klopp, Liverpool pas “yllit” danez

    29/12/2023 10:00
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

     “Të Kuqtë” e Liverpool e fuqizuan jo pak repartin e mesfushës gjatë merkatos së verës, teksa arritën të transferonin lojtarë me goxha potencial, si Dominik Szoboszlai, Alexis Mac Allister, Endo e Ryan Gravenberch, lojtarë këta që menjëherë kanë bërë ndryshimin në organizimin e lojës së 5 herë fituesve të Champions League.

    Mirëpo, duket se për teknikun Jurgen Klopp këta lojtarë nuk mjaftojnë dhe tanimë kërkohet një tjetër mesfushës dhe sipas raportimeve më të fundit të tabloideve britanike lojtari është gjetur dhe vjen nga një ekip i Serie A.

    Bëhet fjalë për 22-vjeçarin e Genoa, Morten Frendrup, i cili deri më tani ka shkëlqyer me skuadrën e tekniku Alberto Gilardino, ku në 12 javët e para e ka nisur çdo sfidë si titullar i padiskutueshëm, teksa pëgjatë këtyre sfidave ka arritur të ndihmojë edhe shokët e tij të skuadrës, me 3 asistime.

    Përsa i përket kartonit, Frendrup u transferua te Genoa, në janarin e vitit 2022, me italianët që derdhën në arkat e danezëve të Brondby vetëm 3.7 milionë euro dhe tanimë kanë shansin të përfitojnë disa miliona ekstra nga shitja e 22-vjeçarit, me “Të Kuqtë” që janë të gatshëm të ofrojnë 8-10 milionë euro për mesfushorin e qendrës.

    TË LIDHURA

    Lajme të mira për Zhegrovën para lojës me Pisan

    25/12/2025 13:14

    Drita triumfon pastër ndaj Prishtinës, i afrohet kreut

    24/12/2025 16:36

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09

    Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

    23/12/2025 22:42
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.