Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Po raportonte sigurinë për finalen e Libertadores, gazetaren tentojnë ta grabisin (Video)
    Futboll ndërkombëtar

    Po raportonte sigurinë për finalen e Libertadores, gazetaren tentojnë ta grabisin (Video)

    27/10/2022 20:12
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Profesioni i gazetarit mund të jetë, në disa rrethana, i rrezikshëm. Këtë e dëshmon gazetarja e televizionit ekuadorian “TeleAmazonas”, Vanesa Robles, e sulmuar nga dy persona që tentuan ta grabisnin teksa ajo ishte në lidhje direkte nga ‘Monumental Isidro Romero Carbo’, stadiumi ekuadorian në Guayaquil që do të presë finalen e Copa Libertadores mes Flamengos dhe Athletico Paranaense.

    Teksa gazetarja po fliste për masat e sigurisë, dy persona iu afruan gazetares në mënyrë kërcënuese dhe tentuan ta grabisin. Në videon e cila shumë shpejt u bë virale në rrjetet sociale, reporterja nuk e humb qetësina e saj dhe ‘paralajmëron’ dy ngatërrestarët: “Mik, jemi direkt. Do të më grabitësh ndërsa jemi live?”. Duke e kuptuar këtë, kriminelët u larguan.

    Kur dy hajdutët u arratisën, Vanesa Robles pa një polic dhe i shpjegoi se çfarë ndodhi. Drejtori i televizonit ekuadorian, nga ana tjetër, ka shkuar menjëherë në stadiumin ku ka ndodhur gjithçka për të konstatuar gjendjen e gazetares. Vetë Robles më pas rrëfeu se banorët e zonës e kishin paralajmëruar të ishte e kujdesshme.

    ▶️ DE NO CREER | 😱​

    🔫​ Intentan asaltar a periodista en vivo y en directo.

    🎙️​ Vanessa Robles estaba afuera del Estado Monumental cuando hablaba de la seguridad con miras a la final de la Copa Libertadores cuando fue increpada por dos hombres en motocicleta. pic.twitter.com/VpcsCjQVc6

    — DELPY 📱🎬 (@delpynews) October 25, 2022
    TË LIDHURA

    Shkëlqen PSG-ja dhe shkatërron Interin, fiton Championsin për herë të parë

    31/05/2025 23:00

    Dembele do të luajë edhe për “Topin e Artë”

    31/05/2025 20:32

    Tahir Batatina: Edhe 20 vjet s’do ta shihni Llapin në barazh

    31/05/2025 19:20

    Llapi mbetet në Superligë, mposht Vushtrrinë pas penalltive

    31/05/2025 18:55
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.