Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Pochettino – Chelsea, marrëveshja edhe më afër finalizimit
    Ballina-1

    Pochettino – Chelsea, marrëveshja edhe më afër finalizimit

    24/04/2023 21:31
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Mauricio Pochettino raportohet se është gjithnjë e më afër për t’u emëruar në pozitën e trajnerit te Chelsea.

    Klubi londinez është në kërkim të një trajneri për sezonin e ardhshëm, pasi dihet se Frank Lampard do të jetë në këtë pozitë deri në fund të sezonit. Ai pasoi të shkarkuarin, Graham Potter.

    Tani, sipas ekspertit Fabrizio Romano, negociatat mes Chelseat dhe Pochettinos po përparojnë me shpejtësi për të mbyllur një marrëveshje.

    Gazetari italian raportoi se marrëveshja nuk është arritur ende, por se të dy palët janë optimiste se një marrëveshje do të arrihet, pasi bisedimet po hyjnë në fazën perfundimtare.

    Argjentinasi dhe Chelsea thuhet se diskutuan për një projekt afatgjatë, ndërsa ish-trajneri i Paris Saint-Germainit u tha njerëzve nga stafi i tij që të përgatiteshin për një punë të re.

    Pikat vendimtare duke përfshirë transferimet, lidhjen me bordin dhe më shumë janë diskutuar me një rezultat shumë pozitiv për 51-vjeçarin, teksa “Blutë” pritet të marrin një vendim përfundimtar së shpejti.

    TË LIDHURA

    Shaqiri nuk startoi në derbin ndaj Lusanes, trajneri shpjegon arsyen

    15/12/2025 16:05

    Armend Thaqi, “Ylli i javës”, vitet për të janë veç numra

    15/12/2025 13:13

    Asnjë minutë për Zhegrovën në fitoren e Juventusit

    14/12/2025 23:44

    Ademi në takim me gazetarët sportivë: Zëri i së vërtetës në momentet e vështira

    14/12/2025 21:59
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.