Pochettino emërohet trajner i ri i SHBA-ve

Siç raporton mediumi britanik “The Athletic”, Mauricio Pochettino do t’i kthehet punës si trajner. Sipas këtij mediumi, trajneri argjentinas do të emërohet selektor i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në ditët e fundit, ish-trajneri i Tottenhamit, Paris Saint-Germainit e Chelseat shihej si pasardhës i Gregg Berhalter, i cili ishte shkarkuar pas paraqitjeve të zbehta në
Siç raporton mediumi britanik “The Athletic”, Mauricio Pochettino do t’i kthehet punës si trajner.
Sipas këtij mediumi, trajneri argjentinas do të emërohet selektor i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në ditët e fundit, ish-trajneri i Tottenhamit, Paris Saint-Germainit e Chelseat shihej si pasardhës i Gregg Berhalter, i cili ishte shkarkuar pas paraqitjeve të zbehta në Copa America në shtëpi.
Edhe pse eksperiencat e tij të fundit në bankinë nuk ishin dhe aq të kënaqshme dhe pasi disa muaj më parë i dha fund eksperiencës së komplikuar tek Chelsea, Pochettino vazhdon ta ketë një reputacion të lartë në futbollin modern.
Ai si trajner e ka arritur një finale të Ligës së Kampionëve me Tottenhamin dhe e ka fituar titullin e kampionit, Kupën dhe Superkupën e Francës me Paris Saint-Germainin.
Pochettino synon ta ketë një përvojë të suksesshme me SHBA-të duke nisur nga Botërori 2026, i cili do të mbahet pikërisht në këtë vend.



