Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Pochettino shpërfill Lukakun: Shiko për diku tjetër
    Ballina-1

    Pochettino shpërfill Lukakun: Shiko për diku tjetër

    25/08/2023 12:55
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    “Shiko për dikur tjetër”, ky titull i “Mirror Sport” zbulon përfundimin e takimit kokë më kokë ndërmjet Mauricio Pochettino-s dhe Romelu Lukakut.

    Mes palëve nuk ka më asnjë pikë të përbashkët, Lukaku është i padëshiruar në Londër. Pavarësisht se Pochettino po has vështirësi në lidhje me fazën sulmuese, trajneri i bluve nuk sheh shpëtim te Lukaku, më mirë pret të rikthehet Broja në kushte optimale se sa t’i besojë Lukakut.

    Pasi e mbajtën gjatë gjithë verës me shpresën që dikush t’i blinte kartonin, Chelsea është gati të lë të lirë Lukakun në formë huazimi. Për momentin dy janë klubet që interesohen për shërbimet e sulmuesit belg, Juventus dhe Roma. Të dy ekipet e Serie A e kërkojnë Lukakun në formë huazimi. Nëse tifozët e “Zonjës së Vjetër” nuk e dëshirojnë në Torino, e kundërta ndodh në Romë, tifozët verdhekuq kanë shprehur pëlqimin e tyre për transferimin e Lukakut.

    Në çdo rast, nëse gjërat nuk shkojnë si duhet deri në fund të gusht, nëse Lukaku nuk gjen një skuadër të përshtatshme në Evropë, atëherë opsion mbetet edhe Arabia Saudite. Në fakt, drejtuesit e Chelsea-t shpresojnë që belgu të transferohet në Arabi pasi ekipet saudite janë të gatshme të blejnë kartonin e tij.

    TË LIDHURA

    Braziliani Joao Pedro dërgon Chelsean në finalen e madhe të Botërorit të Klubeve

    08/07/2025 23:09

    Drita e fiton ndeshjen e parë, bën hapin e madh drejt raundit të dytë

    08/07/2025 22:00

    Ardian Ismajli kompleton kalimin te Torino

    08/07/2025 21:33

    Drita publikon formacionin

    08/07/2025 19:22
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.