Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Policia del me njoftim: Nuk ka asnjë urdhër arrest për Agim Ademin
    Ballina-1

    Policia del me njoftim: Nuk ka asnjë urdhër arrest për Agim Ademin

    21/03/2023 19:55
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Zurich, Switzerland - JANUARY 19: Kosovo Football Federation President Agim Ademi during a meeting at HoF, Home of Football, on January 19, 2023 in Zurich, Switzerland. (Photo by Harold Cunningham/FIFA)

    Pasi u raportua në një media për kinse arrestimin e kryetarit të FFK-së, Agim Ademi, ka reaguar Policia e Kosovës.

    Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka mohuar arrestimin e Ademit, duke thënë se nuk ka ndonjë urdhër arrest.

    Njoftimi i policisë:

    Informacion zyrtar

    Prishtinë, 21 mars 2023

    Policia e Kosovës, sot në orët e pasdites ka intervistuar në stacion policor një person/zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës, i cili pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar.

    Ndërsa raportimi në media për kinse arrestimin e kreut të FFK-së nuk qëndron dhe se nuk ka ndonjë urdhër arrest siç raportohet, por të njëjtit i është lënë një ftesë për tu paraqitur në polici për intervistim gjatë ditës së nesërme.

    Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.

    TË LIDHURA

    Foda zbulon pse refuzoi ofertën milionëshe

    25/06/2025 21:54

    Drita transferon Vesel Limajn

    25/06/2025 21:51

    “Nuk ka negociata me Milanin” – Bayer Leverkusen i mbyll derën e transferimit Granit Xhakës

    25/06/2025 19:21

    Ronaldo vendos për të ardhmen

    25/06/2025 19:09
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.