Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Policia në Strumicë i kërkon të heqin flamurin shqiptar, Ballistët lënë ndeshjen në mes dhe dalin
    Ballina-2

    Policia në Strumicë i kërkon të heqin flamurin shqiptar, Ballistët lënë ndeshjen në mes dhe dalin

    26/08/2024 16:57
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Shkëndija, ekipi shqiptar i Tetovës, ka arritur të marrë një tjetër fitore në Maqedoni. Këtë herë me shumë vlera pasi ka mundur AP Brera në shifrat 0-2 në Strumicë.

    Kjo ndeshje është shoqëruar edhe nga skandalet. Ballistët, tifo grupi besnik i Shkëndijës dhe i Kombëtares Shqiptare, kishte udhëtuar plot 200 km për të ndjekur nga afër ekipin e tyre të zemrës. Por ata nuk arritën që ta shohin këtë takim për shkak të flamurit shqiptar.

    Sic dihet, sa herë që Ballistët vendosen në tribuna mbajnë vendosur flamurin shqiptar si identitet. Por këtë herë policia në Strumicë i ka kërkuar tifozëve që të heqin flamurin shqiptar. Në fillim u mendua se kjo ishte një kërkesë e delegatit të ndeshjes, pasi vetëm ata mund ta bëjnë këtë kërkesë, por në fund nuk rezultoi e vërtetë.

    Duke parë se mbajtja e flamurit ishte e pamundur, Ballistët vendosën që në minutën e 30 të largoheshin nga shkallët e stadiumit pasi nuk ndiheshin të përfaqësuar. Nga faqja zyrtare e Shkëndijës kanë bërë të ditur se largimi i flamurit shqiptar nuk kishte të bëjë me delegatin e ndeshjes, por e gjitha ishte në regji të Sektorit për Punë të Brendshme të Strumicës, që kishte urdhëruar largimin e flamurit kuqezi.

    “Protesta e kuqezinjëve nuk dha rezultat pasi delegati i ndeshjes nuk kërkoi në asnjë moment heqjen e flamurit dhe e gjitha ishte në regji të Sektorit për Punë të Brendshme të Strumicës”, thonë nga klubi tetovar.

    TË LIDHURA

    Kosova me dy boksierë në turneun në Brazil

    08/04/2026 14:50

    Arsenali fiton me gol të minutave shtesë

    07/04/2026 23:02

    Bayerni e fiton superndeshjen në Madrid

    07/04/2026 22:59

    Hoffenheimi i vendosur ta shesë 50 milionë euro Fisnik Asllanin

    07/04/2026 19:41
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.