Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Portieri i Ajaxit: Jam krenar me prejardhjen time nga Kosova
    Ballina-1

    Portieri i Ajaxit: Jam krenar me prejardhjen time nga Kosova

    13/11/2023 15:01
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Diant Ramaj mund të jetë portieri i së ardhmes i Kombëtares së Kosovës.

    Portieri me prejardhje nga Kosova e kompletoi në fundjavë një tjetër ndeshje me Ajaxin në ligën elitare holandeze, “Eredivisie”.

    22 vjeçari i ishte bashkuar gjigantit nga Amsterdami gjatë verës që shkoi nga Eintracht Frankfurti për të nënshkruar kontratë afatgjate, më saktësisht deri në vitin 2028.

    Deri tash, portieri kosovar, i cili u largua nga Gjermania për shkak të mungesës së hapësirës pasi i zhvilloi vetëm dy ndeshje në Bundesligë, i ka zhvilluar shtatë ndeshje me ekipin holandez.

    Ai ndihet krenar me prejardhjen e tij ndonëse u rrit në perëndim.

    “Prindërit e mi u lindën në Kosovë dhe u larguan në drejtim të Gjermanisë për shkak të luftës. Ata lanë prapa gjithçka dhe përfunduan pa asgjë në një shtet të ri. Historia dhe karakteri i tyre më kanë formuar në atë që jam sot”, u shpreh portieri kosovar për mediumin e njohur holandez “De Telegraaf”.

    “Gjithmonë e kujtoj se prej nga vij. Si fëmijë nuk kemi pasur shumë kushte. Kemi luajtur futboll me Dijonin, vëllain tim, dhe ishim krejtësisht të lumtur me futbollin e rrugës, bashkë me anëtarët e tjerë të familjes e me shoqëri”, vazhdoi Ramaj.

    Edhe në mentalitetin e tij, insiston se ka ndikuar prejardhja e tij.

    “Mendoj se ka të bëjë edhe me të qenit kosovar, sepse njerëzit në Ballkan janë mendërisht shumë të fortë. Jam 22-vjeçar por më vlerësojnë si lojtar me shumë përvojë”, shtoi tutje portieri kosovar.

    Ndonëse ka luajtur me Gjermaninë U-18, U-19 e U-20, Ramaj e ka në opsion Kosovën në rast se nuk merr ftesë për një kohë nga Kombëtarja A e Gjermanisë.

    TË LIDHURA

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09

    Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

    23/12/2025 22:42

    Albion Rrahmani po kërkohet nga klubi i madh anglez

    23/12/2025 19:42

    Superkupa, “miku” i ri i Rrahmanit

    23/12/2025 17:23
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.