Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Portieri i ‘Dardanëve’ – Visar Bekaj po transferohet në Turqi! Mësohet paga dhe kontrata me klubin e Superligës
    Ballina-2

    Portieri i ‘Dardanëve’ – Visar Bekaj po transferohet në Turqi! Mësohet paga dhe kontrata me klubin e Superligës

    24/05/2023 18:12
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Portieri Visar Bekaj po luan ndeshjet e fundit me fanellën e Tiranës, teksa mësohet se ka firmosur me skuadrën turke të Hataysporit, ekip ky që luajti këtë sezon në elitë, por u tërhoq nga kampionati pas tërmetit.

    25- vjeçari është gati të provojë një aventurë të re jashtë vendit, për të treguar kështu aftësitë e tij në mesin e shtyllave. Në këtë sezon, ai ka shkëlqyer me pritjet e tij, duke i dhënë shpeshherë fitoren skuadrës së drejtuar nga Orges Shehi.

    DETAJET – Lojtari do të firmosë një kontratë trevjeçare me turqit. Portieri gjithashtu do të përfitojë një rrogë të majme. “Panorama Sport” zbulon se bëhet fjalë për 17 mijë euro në muaj. Visar Bekaj është 26 vjeç, të cilat i mbush sot. Kampionatin e fundit ka luajtur 42 takime në Superiore, duke qenë në fushën e lojës 3777 minuta, duke mbajtur 15 ndeshje skuadrën të paprekur në Superiore. Pa asnjë pikë dyshimi është një nga lojtarët më të mirë të Superiores, ndërsa është portieri i padiskutueshëm i këtij kampionati. Lojtari është një nga futbollistët më të rëndësishëm të skuadrës bardheblu. Ai erdhi nga Prishtina, pasi Tirana i bleu kartonin rreth 100 mijë euro. Ky është viti i 3-të i gardianit te Tirana, pasi u transferua në kryeqytet në vitin 2020 nga klubi i Prishtinës. Gardiani kohë më parë konfirmoi faktin për situatën e kontratës së tij te Tirana, duke thënë se do të shohë mundësitë që ka e ndoshta të transferohet jashtë Shqipërisë.

    TË LIDHURA

    Edon Zhegrova mori një thirrje nga Lille, por e refuzoi? Futbollisti kosovar vazhdon stërvitjet në “Fadil Vokrri”

    27/06/2025 11:50

    Foda zbulon pse refuzoi ofertën milionëshe

    25/06/2025 21:54

    Drita transferon Vesel Limajn

    25/06/2025 21:51

    “Nuk ka negociata me Milanin” – Bayer Leverkusen i mbyll derën e transferimit Granit Xhakës

    25/06/2025 19:21
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.