Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Portieri i Juventus tregon për problemin në zemër: U tremba, nuk merrja dot frymë
    Ballina-2

    Portieri i Juventus tregon për problemin në zemër: U tremba, nuk merrja dot frymë

    14/04/2023 17:18
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Portieri i Juventusit, polaku, Wojciech Szczensy ka dhënë informacion për gjendjen e tij shëndetësore pasi ndjeu mbrëmë dhimbje në kraharor. Juventus po luante kundër Sporting Lisbonës, ndërsa portieri i “Zonjës së Vjetër” ndjeu shtrëngim në gjoks.

    32-vjeçari la fushën, ndërsa në skuadër u panikosën për gjendjen e tij. Stafi mjekësor u kujdes deri në mbërritjen e “gardianit” në spital. Ai u pa me lot në sy teksa po linte fushën, duke i lënë vendin portierit Mattian Perin.

    Juventusi konfirmoi se Szczesny, i cili më pas vazhdoi në dhomën e zhveshjes, ishte mirë sa i përket frymëmarrjes. “Pas një kontrolli fillestar, ai është mirë”, njoftoi klubi italian në “Twitter”. Siç ka raportuar “Sky”, ish portieri i Arsenalit iu nënshtrua ekzaminimeve më të detajuara përmes elektrokardiogramit.

    “Isha i trembur, nuk isha në gjendje të merrja frymë, por tani ndihem mirë. Testet e konfirmuan se nuk ka ndonjë problem”, tha portieri polak.

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.