Te Rumania janë shprehur të lumtur për barazimin pa gola në Prishtinë me Kosovën. Më i dalluari te Rumania ishte portieri Horatui Moldovan, që ndali shumë goditje. Ai vetëm të premten mësoi se do të jetë në portë.
“Jam i lumtur që isha në gjendje ta ndihmojë ekipin dhe të dalim të pamposhtur. Ishte fushë e vështirë. Mendoj se kemi dëshmuar se duam të fitojmë, por kjo ishte e tëra që mund të merrnim sonte”, ka thënë Moldovan.
Ai ka folur edhe për momentin kur Zhegrovës iu anulua goli pas rishikimit të VAR-it.
“Nëse shohim përbërjen e Kosovës, ata janë më të vlefshme se ne. Zoti ishte me Rumaninë sonte. Kur e kam parë që referi po pret se çka po i thonë nga VAR-i, e kam ditur se është mirë”, ka thënë Moldovan për Digi Sport.
