Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Portieri serb i Kanadasë zgjidhet lojtari më i dobët i Botërorit, aty janë edhe dy serbë tjerë që janë listuar si dështakë  
    Ballina-2

    Portieri serb i Kanadasë zgjidhet lojtari më i dobët i Botërorit, aty janë edhe dy serbë tjerë që janë listuar si dështakë  

    20/12/2022 18:23
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Teksa presim njoftimin zyrtar të FIFA-s se kush ka hyrë në 11-shen më të mirë të Botërorit të përfunduar së fundmi në Katar, portale të shumta po luajnë me skuadrat më të mira dhe më të këqija të turneut. Kështu, portali anglez Whoscored.com publikoi një formacion me 11 lojtarët më të këqij të Kupës së Botës.

    Kriteri ishte vlerësimi mesatar i lojtarëve të portalit të përmendur. Katari ka më së shumti lojtarë në këtë skuadër, katër prej tyre, ndërsa Serbia ka dy – mbrojtësin Millosh Veljkoviq dhe mesfushorin Sasha Lukiq, transmeton Gazeta Sport.

    Veljkoviq është lojtari i katërt më i keq në Botëror me rezultatin 5.97, dhe Lukiq është i gjashti më i dobët me 5.99. Portieri më i dobët i turneut është Milan Borjan –  serb, cili me fanellën kanadeze kishte një vlerësim mesatar prej 5.88 dhe së bashku me Veljkoviq, mbrojtësit më të këqij janë kostarikani Oscar Duarte (5.96) dhe Boualem Khoukhi i Katarit (6.01).

    Bashkëkombësit e Khoukit, Hassan Al-Haydos (6.13) dhe Homam Ahmed (6.17) i bashkohen Lukiqit në mesfushë së bashku me uellsianin Aaron Ramsey (5.97), dhe më i miri nga 11 më të këqijtë ishte mbrojtësi i djathtë kanadez Alistair Johnston (6.20).

    Holandezi Steven Bergwijn (6.09) ishte ndër sulmuesit më të këqij dhe ndoshta futbollisti më i dobët  turneut ishte sulmuesi i Katarit Almoez Ali me një vlerësim mesatar prej 5.82. /Gazeta Sport/

    😬 #FIFAWorldCup Worst Rated XI#Qatar2022 pic.twitter.com/1mSjeAlQOh

    — WhoScored.com (@WhoScored) December 19, 2022
    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.