Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    “Portieri ynë na la” – Trajneri turk emocionon botën, mes lotësh jep lajmin për vdekjen e lojtarit që mbeti nën rrënoja
    Ballina-1

    “Portieri ynë na la” – Trajneri turk emocionon botën, mes lotësh jep lajmin për vdekjen e lojtarit që mbeti nën rrënoja

    07/02/2023 18:29
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Bota e sportit dhe jo vetëm u tronditën pak më parë kur klubi turk Yeni Malatyaspor njoftoi për humbjen e jetës së portierit Ahmet Eyup Turkaslan pas tërmetit që goditi Turqinë një ditë më parë.

    Lajmin e vdekjes tragjike të portierit e dha në transmetim direkt në një televizion edhe trajneri i të ndjerit, Yilmaz Vural i cili teksa jepte lajmin e hidhur “shpërtheu” në lot.

    “Portieri ynë na la” – ishin ndër fjalët e trajnerit turk, njoftojnë mediat turke.

    Yılmaz Vural,Yeni Malatyaspor kalecisi Ahmet Eyüp Türkaslan’ın cansız bedeninin enkazdan çıkarıldığını açıkladı.#deprem pic.twitter.com/UwsJTTmEth

    — erdoğan uluocak (@uluerdo) February 7, 2023

    Mbi 5 mijë persona humbën jetën dhe mijëra të tjerë mbetën të lënduar nga tërmeti i fuqishëm që goditi Turqinë, konkretisht pjesën juglindore të vendit.

    Tërmeti i fuqishëm kishte magnitudë 7.4 ballë të shkallës rihter, ndërsa u ndje edhe në disa shtete fqinje, përfshirë Sirinë në të cilën gjithashtu mijëra njerëz humbën jetën.

    TË LIDHURA

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50

    Goli i Vedat Muriqit ia siguron Fenerbahçes fitoren e madhe ndaj Liverpoolit

    04/11/2026 21:46
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.