Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Portugalia e shkelë krejtësisht Zvicrën e Xhakës dhe Shaqirit
    Ballina-1

    Portugalia e shkelë krejtësisht Zvicrën e Xhakës dhe Shaqirit

    06/12/2022 22:55
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Përfaqësuesja e Zvicrës me në krye dyshen shqiptare, Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin janë eliminuar nga Kupa e Botës në 1/16 e finales nga Portugalia e cila triumfoi thellë dhe siguroi “biletën” për çerekfinale.

    Kombëtarja iberike triumfoi 6:1 ndaj “helvetikëve” në Lusail Iconic Stadium.

    Ramos hapi llogarinë në minutën e 17-të të takimit, duke shënuar gol të jashtëzakonshëm nga një pozitë aspak e favorshme për gol. 16 minuta më vonë, zviceranët i ndëshkoi edhe mbrojtësi me përvojë, Pepe që shënoi me kokë.

    Sulmuesi Ramos shënoi sërish në minutën e 51-të, kurse Guerreiro realizoi pas katër minutave golin e katërt.

    Zvicra u kundërpërgjigj për ta zbutur avantazhin me mbrojtësin Akanji në minutën e 58-të, por kjo ishte e tëra çfarë bën zviceranët. Nëntë minuta më vonë Ramos kompletoi het-trikun.

    Epilogun përfundimtar të takimit e vulosi Leao në minutën e dytë shtesë.

    Në këtë sfidë për Zvicrën nga minuta e parë janë në fushë edhe dyshja shqiptare, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri. Minuta pati edhe për Ardon Jasharin i cili u inkuadrua në minutën e 88-të

    Portugalia në çerekfinale do të ndeshet me Marokun.

    TË LIDHURA

    Kampionia e Kosovës, Drita nesër mëson kundërshtarin e saj në Ligën e Kampionëve

    16/06/2025 23:15

    Chelsea e nis Kupën e Botës për Klube me fitore, triumfon ndaj Los Angeles

    16/06/2025 23:11

    Fituesi i medaljes olimpike me Iranin do ta përfaqësojë Kosovën në peshëngritje

    16/06/2025 22:05

    Laura Fazliu e jashtëzakonshme – fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror

    16/06/2025 18:29
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.