Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Portugalia në finale, Ronaldo edhe më afër 1000 golave
    Ballina-1

    Portugalia në finale, Ronaldo edhe më afër 1000 golave

    04/06/2025 23:10
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Portugalia e ka fituar me përmbysje të rezultatit ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kombeve ndaj Gjermanisë.

    Dhe në fitoren e madhe të portugezëve, gjurmë la sërish superylli Cristiano Ronaldo.

    Ronaldo realizoi edhe një herë tjetër, për t’iu afruar shifrës së 1000 golave në karrierë.

    Të mërkurën mbrëma në “Munich Football Arena”, Portugalia e mposhti Gjermaninë me rezultatin 2:1.

    Në stadiumin e Bayern Munichut ku u zhvillua kjo gjysmëfinale, të shtunën e kaluar Paris Saint-Germaini e fitoi Ligën e Kampionëve pas fitores 5:0.

    Sfidë tejet interesante u zhvillua edhe në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve ku në epërsi fillimisht kaloi Gjermania.

    Florian Wirtz tre minuta pasi nisi pjesa e dytë e kaloi në epërsi Gjermaninë pas golit të shënuar me kokë.

    Goli u pranua vetëm pas rishikimit të situatës në VAR, pasi dyshohej për pozitë jashtë loje. Gjyqtari e vlerësoi situatën si të rregullt, ndonëse pati shumë protesta.

    Francisco Conceicao i barazoi shifrat me supergol në minutën e 63-të. Ai depërtoi deri afër zonës, e më pas me gjuajtje të saktë e mposhti portierin Marc-Andre ter Stegen. Ter Stegen u kthye në portë pas një kohe të gjatë, shkaku i lëndimit.

    Pesë minuta më vonë, në skenë doli sërish kapiteni i Portugalisë, Ronaldo.

    40-vjeçari Ronaldo u asistua nga Nuno Mendes dhe nuk e pati të vështirë ta realizonte golin e 937 në karrierë. Ai i ka 137 gola vetëm me Portugalinë. Edhe goli i Ronaldos u pranua me VAR.

    Te Portualia ishin katër lojtarë që e fituan “Championsin” të shtunën e kaluar në Munih, Mendes, Vitinha, Joao Neves e Gonçalo Raoms.

    Ky ballafaqim ishte i veçantë për Joshua Kimmichun, kapitenin e Gjermanisë dhe futbollistin e Bayern Munichut.

    Ai u nderua në fillim të ndeshjes pasi është duke e luajtur ndeshjen e 100-të me fanellën gjermane.

    Portugalia në finalen e Ligës së Kombeve luan me fituesin e gjysmëfinales tjetër mes Spanjës dhe Francës.

    Spanja – Franca zhvillohet të enjten nga ora 21:00 në stadiumin e Stuttgartit.

    Finalja e Ligës së Kombeve luhet më 8 qershor nga ora 21:00, në stadiumin “Munich Football Arena”, siç quhet “Allianz Arena” në garat e organizuara nga UEFA.

    Ndërkohë, nga ora 15:00 në stadiumin e Stuttgartit zhvillohet ndeshja për vend të tretë.

    Portugalia në vitin 2019, Franca në vitin 2021 dhe Spanja në vitin 2023, janë fituesit e tri edicioneve të para të Ligës së Kombeve. Spanja është edhe fituese në fuqi e Kampionatit Evropian.

    TË LIDHURA

    Emërllahu pas golit të parë me Kosovën: Ia dedikoj familjes dhe bashkëlojtarëve

    06/06/2025 21:57

    Zabërgja: Ndjenjë e jashtëzakonshme që të luash për Kosovën

    06/06/2025 21:37

    Kosova vazhdon me fitore, “shpërthen” ndaj Armeninë

    06/06/2025 20:56

    Tottenhami e shkarkon Ange Postecogloun, pavarësisht triumfit në Ligën e Europës

    06/06/2025 18:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.