Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Portugalia regjistron fitoren e nëntë rresht në kualifikimet e “Euro 2024”
    Ballina-2

    Portugalia regjistron fitoren e nëntë rresht në kualifikimet e “Euro 2024”

    17/11/2023 00:06
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Portugalia vazhdoi edhe sonte me formën e lartë në kualifikueset e Kampionatit Evropian “Euro 2024”, duke regjistruar fitoren e nëntë rresht.

    Kombëtarja e udhëhequr nga Roberto Martinez triumfoi pastër në udhëtim ndaj Lihtenshtajnit, shkruan Gazeta Express.

    Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Rheinpark” përfundoi me rezultatin 0:2.

    Cristiano Ronaldo (46’) dhe Joao Cancelo (57’) shënuan golat e fitores për portugezët.

    Portugalia, që ka siguruar pjesëmarrjen në “Euro 2024”, prin në Grupin J me 27 pikë dhe me bilanc të qind për qind – 9 fitore nga po aq ndeshje.

    Lihtenshtajni është i fundit dhe pa pikë.

    Nga ky grup kualifikimin në Evropian e ka siguruar edhe Sllovakia.

    TË LIDHURA

    Fadil Muriqi i brengosur për rastin e Vedat Muriqit, godet disa

    03/04/2026 13:59

    Vojvoda me mesazh të fuqishëm për shokët, sytë kah Euro 2028

    02/04/2026 14:38

    Mallorca sërish me postim të veçantë për Vedat Muriqin

    02/04/2026 11:23

    Ademi pas medaljes nga presidentja: Kjo është medalja më e çmuar, medalja e shtetit tonë, medalja e popullit tonë

    01/04/2026 11:28
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.