Futboll ndërkombëtar

Potteri mund të shkarkohet nga Chelsea

Potteri mund të shkarkohet nga Chelsea

Graham Potter ka gjasa të mëdha që të shkarkohet nga posti i trajnerit te skuadra e Chelseat gjatë këtij muaji. “Sky Sports” ka raportuar të hënën se Potter është në presion të madh, sidomos pas humbjes së thellë nga Manchester City në kuadër të Kupës FA. Chelsea u mposht 4:0 nga City, ndërsa as në

Besnik Batusha

Graham Potter ka gjasa të mëdha që të shkarkohet nga posti i trajnerit te skuadra e Chelseat gjatë këtij muaji. “Sky Sports” ka raportuar të hënën se Potter është në presion të madh, sidomos pas humbjes së thellë nga Manchester City në kuadër të Kupës FA.

Chelsea u mposht 4:0 nga City, ndërsa as në kampionat nuk i ka aspak punët mirë. Zë vendin e dhjetë në tabelë me 25 pikë, 19 më pak se Arsenali që është lider. Potter mori drejtimin e Chelseat në shtator të vitit të shkuar duke e zëvendësuar Thomas Tuchelin e shkarkuar, por nuk ka pasur rezultate të mira.

47-vjeçari ka kontratë me ekipin nga Londra deri në vitin 2027, ndërsa mund të shkarkohet pas ndeshjes kampionale kundër Crystal Palacet, të cilën Chelsea e luan këtë fundjavë.

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions