Futbollisti me prejardhje nga Kosova, Granit Xhaka, ka dhënë një intervistë të gjatë për faqen zyrtare të Arsenalit.
Ai në këtë intervistë ka përshkruar karrierën e tij futbollistike, dhe momentet e vështira që ka hasur deri më tani.
Vullneti i jashtëzakonshëm i Granit Xhakës për të fituar, vendosmëria, aftësitë udhëheqëse dhe qëndrueshmëria mund të gjurmohen që nga edukimi i tij në Zvicër, dhe më e rëndësishmja, nga përvojat e prindërve të tij në Kosovë para se të lindte.
Granit i ri do t’i kishte këto virtyte të rrënjosura tek ai nga prindërit e tij kur u rrit në Basel të Zvicrës, dhe ato janë vlera që ende e frymëzojnë atë edhe sot e kësaj dite – si në fushë ashtu edhe jashtë saj.
Ai thotë se edukimi i tij i ka dhënë formë mënyrës se si sillet në jetën e përditshme dhe si e jep shpirtin e tij edhe kur luan.
“Frymëzimi im kryesor kur fillova karrierën time ishte babai im”, tregon Graniti.
“Ai luajti futboll vetë para se të lëndohej, por nuk ishte vetëm ajo që më frymëzoi mua – jeta e tij në tërësi. Ai më mësoi të mos heq dorë kurrë nga asgjë, të jem i fortë, i ashpër mendërisht. Ai ishte djali që më frymëzoi më shumë”.
“Ai ishte lojtar profesionist për një klub në Kosovë kur ishte më i ri, ai ishte anësor – por fatkeqësisht në kohën kur linda unë, ai nuk po luante më, sepse duhej të pensionohej për shkak të një lëndimi.
“Por në të vërtetë ai më frymëzoi më shumë si model, sesa në fushë. Ai kaloi shumë, shumë momente të vështira në jetën e tij. Ai ka qenë gjithmonë shumë i fortë mendërisht dhe më ka mësuar të njëjtat vlera që kam në futboll tani, por edhe në jetën time”.