Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Presidenti Ademi: 9 vjet në UEFA – krenari, fuqizim, vendosmëri dhe vizion drejt së ardhmes
    Ballina-1

    Presidenti Ademi: 9 vjet në UEFA – krenari, fuqizim, vendosmëri dhe vizion drejt së ardhmes

    03/05/2025 09:20
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    3 maji i vitit 2016 është një datë që përjetësisht do të mbetet e gdhendur në historinë tonë kombëtare. Sot bëhen plot nëntë vjet prej ku ëndrra e kamotshme e futbollit kosovar u bë realitet – kur Kosova u pranua si anëtarja më e re e UEFA-s, në Kongresin e 40-të të saj të mbajtur në Budapest, ka shkruar presidenti i FFK-së, Agim Ademi në këtë.

    Mesazhi i Ademit:

    Ishte një moment historik, që shënoi jo vetëm fitoren për sportin tonë, por për gjithë popullin e Kosovës. Pas një rruge të gjatë, të mbushur me sfida, sakrifica e qëndresë, Kosova më në fund mori vendin që e meritonte – me dinjitet, me guxim dhe me të drejtën legjitime që i takonte.

    Që nga ajo ditë e artë, futbolli ynë ka kaluar nëpër një proces të thellë transformimi. Klubet tona garojnë me krenari në arenën ndërkombëtare, ndërsa ekipet kombëtare janë forcuar dhe vazhdojnë të ndjekin ëndrrën e madhe të pjesëmarrjes në finalet e Kampionatit Evropian dhe Kupës së Botës.

    Një nga arritjet më të mëdha në këtë rrugëtim është ngjitja e Kombëtares së Kosovës në Ligën B të Ligës së Kombeve, sukses ky që flet vetë për rritjen dhe ambiciet tona.

    Nga debutimi në Ligën D më 2013, Kosova u ngjit në Ligën C, ku garoi me dinjitet për tre edicione radhazi dhe tashmë është pjesë e një niveli më të lartë të futbollit evropian.

    Një tjetër arritje është vendi i 97-të në renditjen e FIFA-s, pozita më e lartë ndonjëherë për futbollin tonë, që dëshmon përparimin e pandashëm në çdo aspekt.

    Në këtë përvjetor, duhet theksuar edhe përparimin në edukimin e trajnerëve, ku tashmë kemi miratimin e UEFA-s për të ndarë Licencat A dhe në të ardhmen do të fillojmë procedurat për të aplikuar për Licencën UEFA Pro. E krejt kjo është dëshmi e qartë se jemi duke ndërtuar të ardhme të qëndrueshme për futbollin.

    Në fushën e infrastrukturës, përparimi është i prekshëm. UEFA e ka vlerësuar lart punën e bërë në Shtëpinë e Futbollit dhe në Kampin Nacional në Hajvali. Mbledhja e Komitetit HatTrick për herë të parë në Prishtinë është një tjetër shenjë e respektit që Kosova po gëzon në familjen e futbollit evropian.

    Me përkushtim po vazhdojmë ndërtimin e fushave stërvitore çdo 45 ditë, në bashkëpunim të ngushtë me komunat e vendit.

    Pra, standardet janë ngritur, infrastruktura është përmirësuar dhe futbolli është shndërruar në një aset kombëtar që frymëzon një popull të tërë.

    Përmes programeve të UEFA-s dhe FIF A-s, kemi ngritur kuadro të reja, kemi zhvilluar dhe masivizuar komunitetin e futbollit dhe kemi krijuar rrjet të fortë. Tashmë futbolli ka puls në çdo cep të Kosovës.

    Në këtë ditë të veçantë, nderojmë me mirënjohje të thellë të gjithë ata që nuk u dorëzuan e që ruajtën shpirtin e futbollit edhe në kohët më të vështira. Ata që e mbajtën gjallë ëndrrën edhe kur ajo dukej e paarritshme, duke filluar nga Agim Bytyqi, Rexhep Abdullahu, Sabri Hashani dhe ekipet e tyre në krye të federatës, gjeneratën e sakrificës dhe kontribuuesit e donatorët e futbollit të cilët e filluan dhe e trasuan rrugën drejt pranimit në familjen e UEFA-s dhe FIFA-s – me epokën e pavarësimit, atë të rezistencës dhe të mbijetesës.

    Në krejt këtë rrugëtim, një vend i veçantë i takon Fadil Vokrrit – legjendës sonë të pavdekshme. Me lidershipin e tij ai ishte në krye të misionit historik për anëtarësimin e Kosovës në UEFA. Ky përvjetor i nëntë është edhe një nderim për Legjendën, që me krenari e barti numrin 9 në fanellën e tij gjatë gjithë karrierës si futbollist.

    E derisa kujtojmë të kaluarën me mirënjohje e krenari, shikojmë drejt së ardhmes me më shumë vendosmëri se kurrë më parë.

    Federata e Futbollit e Kosoves, nën drejtimin tim dhe të Komitetit Ekzekutiv, mbetet e përkushtuar që të çojë përpara çdo projekt dhe çdo iniciativë për ta ngritur futbollin tonë aty ku e meriton.

    Urime 9-vjetori i anëtarësimit në UEFA!

    Vazhdojmë me krenari e përgjegjësi, bashkë për futbollin!

    TË LIDHURA

    Dardanët vazhdojnë përgatitjet për miqësoren ndaj Komoreve

    07/06/2025 13:42

    Fundjava shënon fluksin më të madh në Morinë, arrijnë edhe tifozë të zjarrtë të Kombëtares

    07/06/2025 10:25

    Emërllahu pas golit të parë me Kosovën: Ia dedikoj familjes dhe bashkëlojtarëve

    06/06/2025 21:57

    Zabërgja: Ndjenjë e jashtëzakonshme që të luash për Kosovën

    06/06/2025 21:37
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.