Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Presidenti Ademi bashkë me presidentin Çeferin pjesë e ceremonisë së 90-vjetorit të Federatës së Qipros 
    Ballina-2

    Presidenti Ademi bashkë me presidentin Çeferin pjesë e ceremonisë së 90-vjetorit të Federatës së Qipros 

    06/11/2024 14:22
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, po merr pjesë në ceremoninë e 90-vjetorit të themelimit të Federatës së Futbollit të Qipros (CFA), ngjarje kjo e rëndësishme që ka mbledhur shumë personalitete të shquara nga bota e futbollit evropian dhe botëror.

    Në mesin e të ftuarve është edhe presidenti i UEFA-s, Aleksandër Çeferin, i cili edhe një herë dëshmon përkrahjen dhe lidhjet e forta që UEFA ka ndërtuar ndër vite me federatat e saj anëtare.

    Edhe gjatë këtij eventi vërehej afërsia e presidentit Çeferin me kreun e FSHF-së, Armand Duka, njëherësh zëvendëspresident i UEFA-s, presidentin Agim Ademi dhe me presidentin e FFM-së, Muamed Sejdini, një raport ky miqësor që është ndërtuar mbi baza të respektit të ndërsjellë dhe të përkushtimit për përparimin e futbollit.

    Presidenti Ademi shprehu urimet e tij të përzemërta për Federatën e Futbollit të Qipros në këtë përvjetor jubilar, duke nënvizuar raportet miqësore me kreun e saj, Giorgos Koumas dhe rëndësinë e bashkëpunimit të mëtejmë ndërmjet federatave për një zhvillim të qëndrueshëm të futbollit evropian.

    TË LIDHURA

    Drita triumfon pastër ndaj Prishtinës, i afrohet kreut

    24/12/2025 16:36

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09

    Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

    23/12/2025 22:42

    Albion Rrahmani po kërkohet nga klubi i madh anglez

    23/12/2025 19:42
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.