Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Presidenti Ademi darkon me presidentin e FIFA-s, Infantino, diskutojnë për projektet e FFK-së
    Ballina-1

    Presidenti Ademi darkon me presidentin e FIFA-s, Infantino, diskutojnë për projektet e FFK-së

    18/08/2023 13:17
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Presidenti i FFK-së, Agim Ademi u takua sot me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, gjatë darkës zyrtare në Sydney.

    Në takim, ata diskutuan për futbollin dhe projektet e përbashkëta të FIFA-s, UEFA-s, MKRS dhe FFK-së. Presidenti Ademi shprehu kënaqësinë për ritakimin me presidentin Infantino dhe e informoi atë për gjendjen e tanishme të FFK-së si dhe për projektet e realizuara. “Gjithmonë të këndshme dhe të rëndësishme takimet, ndejat dhe darkat me presidentin Infantino. Gjatë darkës në Sydney diskutuam shumëçka për futbollin, për projektet, për investimin e përbashkët FIFA, UEFA, MKRS dhe FFK. E njoftova edhe me gjendjen e tanishme të FFK-së, me situatat që kaluam dhe që po kalojmë. Ai u interesua sidomos për raportet me institucionet shtetërore, teksa u interesua edhe për projektet ku investon FIFA. Presidenti Infantino tha se ai dhe FIFA janë gjithmonë të gatshëm për të ndihmuar FFK-në, sa herë që ka nevojë”, theksoi presidenti Ademi.

    Gjatë këtij takimi presidenti Ademi e falënderoi të parin e FIFA-s për ftesën në finalen e Kupës së Botës për femra, Spanjë – Angli dhe përgëzoi për organizimin e shkëlqyeshëm të këtij eventi. Në anën tjetër, Infantino e falënderoi kreun e FFK-së për praninë e tij në këtë event dhe vuri në pah rëndësinë e rritjes së futbollit të femrave në nivel global.

    TË LIDHURA

    Ndeshja e veçantë e Silvas kundër ish-skuadrës

    07/07/2025 22:44

    Ylli i Manchester United në lidhje me ish-të dashurën e Kylian Mbappe

    07/07/2025 20:09

    Rekordi i Lamine Yamal rrëzohet më pak se një vit pas vendosjes – Gilberto Mora shkruan historinë me Meksikën

    07/07/2025 20:00

    Arsyetohet Donnarumma: Nuk ishte qëllimi ta lëndoja Musialan

    07/07/2025 19:45
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.