Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Presidenti Ademi dhe kryetari i komunës së Leposaviqit nënshkruajnë Memorandumin e Bashkëpunimit 
    Ballina-1

    Presidenti Ademi dhe kryetari i komunës së Leposaviqit nënshkruajnë Memorandumin e Bashkëpunimit 

    23/04/2024 15:02
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe humanisti Halil Kastrati, së bashku me bashkëpunëtorë, kanë qëndruar në Leposaviq, ku u pritën nga kryetari i kësaj komune, Lulzim Hetemi.

    Në një atmosferë të ngrohtë e miqësore, presidenti Ademi dhe kryetari Hetemi nënshkruajtën Memorandumin e Bashkëpunimit, i cili parasheh rregullimin e kompleksit sportiv dhe fushës së futbollit në këtë komunë.

    Kjo iniciativë shënon një hap të rëndësishëm drejt promovimit të sportit dhe aktiviteteve të ndryshme shoqërore në këtë komunë, e cila për shumë vjet nuk ka pasur investime në sport.

    Presidenti Ademi ritheksoi edhe një herë se FFK i ka dyert e hapura për regjistrimin në gara për të gjitha klubet në të gjithë territorin e Republikës, duke përfshirë edhe ato nga Leposaviqi ku u nënshkrua memorandumi.

    Ndërkaq, humanisti i njohur Halil Kastrati sigurisht do të bëjë mrekulli edhe në komunën e Leposaviqit me projekte, siç ka bërë edhe në të gjitha komunat e Kosovës e  më gjerë.

    Bashkëpunimi mes autoriteteve lokale dhe FFK-së është thelbësor për zhvillimin dhe përparimin e komunitetit të futbollit, andaj nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit do të sjellë fryte për të rinjtë e kësaj treve, duke nxitur bashkëjetesën në paqe përmes sportit.

    TË LIDHURA

    Lajme të mira për Zhegrovën para lojës me Pisan

    25/12/2025 13:14

    Drita triumfon pastër ndaj Prishtinës, i afrohet kreut

    24/12/2025 16:36

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09

    Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

    23/12/2025 22:42
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.