Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Presidenti Ademi: Kërkojmë fitoren që në ndeshjen e parë ndaj Zvicrës, Kosova është shumë e fortë
    Ballina-1

    Presidenti Ademi: Kërkojmë fitoren që në ndeshjen e parë ndaj Zvicrës, Kosova është shumë e fortë

    16/06/2025 13:42
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është shprehur i kënaqur me ecurinë e miqësoreve të qershorit kundër Armenisë (5:2) dhe Komoreve (4:2), duke theksuar se përkundër mungesave, Kombëtarja tregoi paraqitje premtuese.

    “Miqësoret janë obligative me rregulloret e UEFA-s. Është përfolur shumë për Komoret se kush ishte. Por është e lehtë për të gjithë ata që kanë folur e kanë hedhur dyshime: le të hyjnë në faqe zyrtare dhe e shohin kush është selektori dhe aty ku është selektori është edhe ekipi i parë. Pra, ka qenë kombëtarja A e Komereve, sepse ndryshe nuk lejon UEFA”, tha fillimisht Ademi, transmeton futbolli.info, duke sqaruar disa dilema që ishin ngritur nga disa opinionistë të futbollit.

    “Miqësoret e kanë pasur një rrjedhë të mirë dhe më së shumti na ka pëlqyer se janë prezantuar disa lojtarë të rinj, pasi dihet që kemi luajtur pa 8-9 lojtarë standard. Cili nga lojtarët e tjerë përveç Albion Rrahmanit që shënoi tre gola më la përshtypje?

    Të gjithë kanë lënë përshtypje të mirë. Të gjithë ata që kanë ardhur janë në formë të mirë dhe e shohim një të ardhme të mirë, por sidomos Bledian Krasniqi, i cili është prurje e re dhe është paraqitur në miqësoren e dytë. Shihet që kemi potencial dhe është shumë mirë për kombëtaren tonë që kemi kaq shumë talente dhe se ka të tjerë që janë në ardhje e sipër. Besoj se Kombëtarja e Kosovës për 10 vitet e ardhshme nuk do të ketë probleme me fondin e futbollistëve cilësor”, theksoi Ademi.

    Ai foli edhe për prurjen më të re, Veldin Hoxha, i cili aktualisht luan te Rubin Kazan.

    “Me Veldin Hoxhën kemi nisur bisedimet që nga ndeshja Rijeka – Dukagjini. Kemi biseduar me Veldinin, me familjarët e tij dhe menaxherin e tij përmes njerëzve tanë. E përmes njerëzve tanë në Gjermani e Zvicër jemi në bisedime edhe me dy lojtarë nga Gjermana, që janë të rinj por që janë yje. Edhe me Leon Abdullahun jemi në bisedime. I dëshirojmë fat e suksese në Hoffenheim dhe mezi presim që ta na bashkohet. Ende nuk ka asgjë zyrtare por besoj që ta kemi së shpejti. Jam shumë i lumtur që ka kaq shumë talente dhe që shprehin çdo ditë interesim për t’iu bashkuar Kosovës në të gjitha grupmoshat”, theksoi Ademi.

    I pari i FFK-së shprehu optimizëm për grupin e kualifikimeve të Botërorit 2026, ku Kosova është përballë Zvicrës, Suedisë dhe Sllovenisë.

    “Çdo herë, çdo ekip, jo vetëm Kosova, por sidomos ne, që nga fillimi shikojmë në atë drejtim për kualifikim me mundësitë që kemi. Në këtë grup jemi të barabartë, ku secili ekip mund ta mund tjetrin, edhe mund  t’i humbim të gjitha ndeshjet, por edhe t’i fitojmë të gjitha ndeshjet. Që nga ndeshja e parë me Zvicrën e kërkojmë fitoren. Duke pasur parasysh që lojtarët janë në formë të mirë, nëse jemi komplet në këtë fazë, atëherë gjithçka është e hapur. Por vërtet Kosova është shumë e fortë”, theksoi Ademi.

    TË LIDHURA

    FIFA gati të mbyll ‘Rajko Mitiq’: Shkeljet anti-Kosovë mund ta lënë Serbinë pa tifozë ndaj Shqipërisë

    10/09/2025 20:25

    Finlanda e Maxhuni në gjysmëfinale të Eurobasketit

    10/09/2025 19:31

    FIFA pritet ta ndëshkojë rëndë Serbinë, ndaj Shqipërisë mund të luhet pa tifozë në Beograd

    10/09/2025 15:21

    Elvis Rexhbeçaj reagon pas fitores ndaj Suedisë: Krenaria jonë është më e fortë se urrejtja e gojëligëve

    09/09/2025 18:34
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.