Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Presidenti Ademi në shoqëri me presidentin e UEFA-s, FFK vazhdon angazhimin në ngritje të futbollit
    Ballina-1

    Presidenti Ademi në shoqëri me presidentin e UEFA-s, FFK vazhdon angazhimin në ngritje të futbollit

    02/09/2023 16:24
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Gjatë qëndrimit të tij në Monte Carlo për shortin e fazës së grupeve në garat evropiane për klube, presidenti Agim Ademi ka pasur një takim të rëndësishëm me presidentin e UEFA-s, Aleksandër Çeferin. Ky takim ka qenë një mundësi për të diskutuar për zhvillimin e futbollit në Kosovë dhe projektet e përbashkëta me qëllim të avancimit të mëtejmë të futbollit.

    Presidenti Ademi e ka shprehur falënderimin e tij ndaj presidentit Çeferin për mbështetjen e vazhdueshme që UEFA ka ofruar për futbollin në Kosovë, si dhe për besimin që ky institucion ia ka dhënë Federatës së Futbollit të Kosovës për organizimin e programit UEFA CFM.

    Nga ana e tij, presidenti Çeferin e ka përgëzuar presidentin Ademi për suksesin e FC Ballkanit në arritjen e fazës së grupeve në Ligën e Konferencës dhe ka inkurajuar Federatën e Futbollit të Kosovës dhe klubet kosovare të vazhdojnë të punojnë në rritjen e kapaciteteve profesionale dhe infrastrukturore me qëllim të ngritjes së vazhdueshme të nivelit të futbollit vendor.

    Takimi në Monte Carlo ka përfshirë edhe të dy anëtarë të rëndësishëm të familjes së futbollit në rajon, Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) dhe anëtarin e KE të UEFA-s, Armand Duka, si dhe presidentin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë Veriore, Muamed Sejdini.

    Gjatë takimit janë diskutuar gjithashtu projektet e përbashkëta të federatave dhe krijimi i mundësive për gjithëpërfshirje në futboll, si dhe rritja e kapaciteteve të infrastrukturës së futbollit në rajon.

    Ky takim vuri në pah angazhimin e vazhdueshëm të FFK-së në zhvillimin e futbollit dhe bashkëpunimin e ngushtë me UEFA-n në këtë drejtim.

    TË LIDHURA

    Parisi “shkatërron” Real Madridin

    09/07/2025 23:16

    Juventusi dhe Granit Xhaka, në rrugën e duhur – zbulohen çmimi, kushtet personale nuk janë problem

    09/07/2025 20:57

    Zyrtare: Florent Hadërgjonaj rinovon me Alanyasporin

    09/07/2025 20:40

    Në Champions numri në fanellë shkruhet me stilolaps

    09/07/2025 19:38
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.