Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Presidenti Ademi pret Albion Rrahmanin, e përgëzon për rikuperimin e shpejtë nga lëndimi
    Ballina-1

    Presidenti Ademi pret Albion Rrahmanin, e përgëzon për rikuperimin e shpejtë nga lëndimi

    19/12/2023 19:00
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka pritur në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës, futbollistin e Kombëtares së Kosovës dhe anëtarin e skuadrës rumune, Rapid Bukuresht, Albion Rrahmani.

    Ai shprehu gëzimin e tij për shërimin e shpejtë të Albionit pas lëndimit në ndeshjen Andorrë-Kosovë dhe faktin që futbollisti do të rikthehet në fushën e lojës në fillim të vitit të ardhshëm.

    Kreu i FFK-së e përgëzoi Albionin për përballimin e suksesshëm të fazës së rikuperimit dhe e inkurajoi atë të vazhdojë punën me përkushtim në përmbushjen e objektivave të tij futbollistike.

    Në anën tjetër, Albioni shprehu mirënjohjen e tij ndaj FFK-së për kujdesin e treguar dhe premtoi se do të kthehet në fushë edhe më i fortë dhe i gatshëm për sfidat e ardhshme me Dardanët.

    TË LIDHURA

    Drita triumfon pastër ndaj Prishtinës, i afrohet kreut

    24/12/2025 16:36

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09

    Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

    23/12/2025 22:42

    Albion Rrahmani po kërkohet nga klubi i madh anglez

    23/12/2025 19:42
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.