Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Presidenti Ademi priti kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, diskutohet për infrastrukturën e futbollit 
    Ballina-2

    Presidenti Ademi priti kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, diskutohet për infrastrukturën e futbollit 

    26/12/2024 17:16
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka pritur sot në takim kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, e ku i pranishëm ishte edhe kryetari i Lidhjes Rajonale të Futbollit të Gjilanit, Armend Misini.

    Gjatë këtij takimi u diskutua rreth avancimit të infrastrukturës sportive, që do të ndikonte në zhvillimin e futbollit në këtë komunë.

    Një nga temat e diskutimit ishte përmirësimi i infrastrukturës së stadiumit në të cilin aktualisht janë duke u zhvilluar ndeshjet në Gjilan, e që do të krijonte kushte më të mira si për klubet, ashtu edhe për tifozët, duke pasur parasysh se projekti i rindërtimit të stadiumit të qytetit në Gjilan është ende në proces të prokurimit.

    Po ashtu, Ademi e Hyseni biseduan për mundësinë e bashkëpunimit ndërmjet këtyre dy instituciomeve për ndërtimin e një fushe të re, që do të shërbente për garat e klubeve dhe shkollave të këtij regjioni.

    U diskutua edhe rreth punimeve finale në mënyrë që SC Gjilani dhe FC Drita të zhvendosen në komplekset e tyre të reja sportive, të cilat tashmë janë në proces të ndërtimit.

    Presidenti Agim Ademi theksoi rëndësinë e avancimit të këtyre projekteve në këtë komunë me traditë të gjatë futbolli si dhe shprehu mbështetjen e tij të plotë dhe të FFK-së për çdo iniciativë të Komunës së Gjilanit sa i përket përmirësimit të infrastrukturës së futbollit.

    TË LIDHURA

    Trajneri s’po llogarit në lojtarin “kuqezi”, Mitaj mund të largohet nga Al Ittihadi

    09/04/2026 11:48

    Blerje orësh kontrabandë, hapet një hetim ndaj disa yjeve të futbollit botëror

    09/04/2026 11:45

    Kosova me dy boksierë në turneun në Brazil

    08/04/2026 14:50

    Arsenali fiton me gol të minutave shtesë

    07/04/2026 23:02
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.