Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Presidenti Ademi priti në takim lamtumirës ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Abbott
    Ballina-1

    Presidenti Ademi priti në takim lamtumirës ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Abbott

    13/02/2024 14:19
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Presidenti i FFK-së Agim Ademi priti sot në takim lamtumirës ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.

    Me këtë rast, kreu i FFK-së shprehu mirënjohje e tij të thellë për mbështetjen e vazhdueshme që ambasadori ka ofruar për federatën dhe futbollin e Kosovës.

    Ai tha se ambasadori Abbott ka qenë një partner i vërtetë në promovimin e vlerave pozitive që futbolli i përfaqëson, derisa mbështetja e tij ka qenë frymëzim për federatën në misionin e saj për gjithëpërfshirje.

    Në anën tjetër, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar lavdëroi punën e FFK-së dhe përkushtimin e saj që t’u jepen mundësi të barabarta për lojën e futbollit të gjithë pjesëtarëve të shoqërisë.
    Ai tha se në mesin e kujtimeve më të mira nga misioni i tij diplomatik në Kosovë pashmangshëm do të mbetet mikpritja e jashtëzakonshme që iu bë Kombëtares së Anglisë, për çka falënderoi edhe një herë FFK-në, tifozët ‘Dardanët’ dhe të gjithë qytetarët e Kosovës.

    Në shenjë respekti dhe mirënjohje për kontributin e tij, presidenti Ademi i dhuroi ambasadorit Abbott fanellën e Kombëtares së Kosovës dhe një mirënjohje për bashkëpunimin korrekt.

    TË LIDHURA

    Chelsea dhe Crystal Palace ndajnë pikët, në ndeshjen që u anulua një super gol

    17/08/2025 17:08

    Muriqi me të kuq, Barça e nis me fitore mbrojtjen e titullit

    16/08/2025 21:39

    Një lojtar po e bllokon transferimin e Edon Zhegrovës te Juventusi

    16/08/2025 21:32

    City nis me fitore, Reijnders e Cherki shënojnë në debutim

    16/08/2025 20:40
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.