Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Presidenti Ademi priti talentet e përzgjedhur nga Barcelona, ju uron suksese të mëtejme 
    Ballina-1

    Presidenti Ademi priti talentet e përzgjedhur nga Barcelona, ju uron suksese të mëtejme 

    20/01/2025 13:48
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Presidenti i FFK-së, Agim Ademi e ka nisur javën me një takim të veçantë dhe inspirues me tre futbollistë të rinj nga Kosova, që janë përzgjedhur në “Barça Camp Kosova” për të vazhduar rrugëtimin e tyre drejt klubit të famshëm FC Barcelona.

    Të përzgjedhurit e këtij kampi, Olti Jashari (8 vjeç), Bora Bajrami (16 vjeç) dhe Oldion Kiqina (14 vjeç), u pritën në një atmosferë të ngrohtë në selinë e FFK-së.

    Gjatë bashkëbisedimit, presidenti Ademi i përgëzoi për suksesin e tyre dhe i inkurajoi që të vazhdojnë të ndjekin pasionin e tyre dhe të punojnë me përkushtim.

    “Kjo është një mundësi e madhe dhe një hap i rëndësishëm në zhvillimin tuaj si futbollistë. FFK do të jetë gjithmonë pranë jush, duke ju mbështetur në çdo hap të rrugëtimit tuaj”, theksoi kreu i FFK-së.

    Talentet e reja shprehën vendosmërinë për të realizuar ëndrrat e tyre në një prej akademive më prestigjioze të futbollit në botë.

    Presidenti Ademi gjithashtu theksoi se ky është një tregues i qartë i potencialit që futbolli kosovar ka për të ofruar, duke u shprehur krenar për të arriturat e të rinjve tanë.

    Ai ju uroi Oltit, Borës dhe Oldionit suksese të mëtejshme dhe që të ju prijë e mbara në këtë rrugëtim.

    TË LIDHURA

    Mbështetje shumë e madhe për Muriqin në stërvitjen e fundit të vitit

    31/12/2025 15:58

    Muriqi ndër lojtarët më të vlerësuar në La Liga

    29/12/2025 19:30

    Villa, Chelsea e Tottenhami futen në garë për Fisnik Asllanin

    29/12/2025 19:20

    Arjol Bllaca i bashkohet Prishtinës

    28/12/2025 18:37
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.