Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Presidenti Ademi takohet me legjendën bullgare, Hristo Stoichkov
    Ballina-1

    Presidenti Ademi takohet me legjendën bullgare, Hristo Stoichkov

    02/12/2024 14:23
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi po qëndron në Bullgari në 100-vjetorin e themelimit të Federatës së Futbollit të Bullgarisë, ndërsa sot është takuar me legjendën bullgare, Hristo Stoichkov.

    Ish-fituesi i Topit të Artë, Stoichkov dhe Ademi kanë folur për perspektivëne futbollit kosovar, derisa kanë folur për thellim të bashkëpunimit.

    Postimi i plotë i Agim Ademit:

    Ishte kënaqësi të pritesha nga legjenda e futbollit bullgar dhe evropian, Hristo Stoichkov 

    Si një ikonë e vërtetë e futbollit, Stoichkov ka ndërtuar një karrierë të jashtëzakonshme, duke fituar Topin e Artë dhe duke i dhënë emër Bullgarisë në arenën ndërkombëtare të futbollit.

    Ai e nisi karrierën në futbollin amator – në Ligën e Tretë dhe arriti deri tek majat e suksesit, duke u shndërruar në një shembull frymëzues për të rinjtë.

    Sot, në kuadër të 100-vjetorit të themelimit të Federatës së Futbollit të Bullgarisë pata kënaqësinë ta vizitoj muzeun e tij personal, ku u njoha me historinë e tij madhështore.

    Stoichkov na priti me mikpritjen e tij të ngrohtë dhe na bëri dhurara të veçanta nga muzeu i tij.

    TË LIDHURA

    Lajm i mirë për tifozët e Chelseat, Cole Palmer rikthehet në stërvitje

    11/09/2025 10:23

    FIFA gati të mbyll ‘Rajko Mitiq’: Shkeljet anti-Kosovë mund ta lënë Serbinë pa tifozë ndaj Shqipërisë

    10/09/2025 20:25

    Finlanda e Maxhuni në gjysmëfinale të Eurobasketit

    10/09/2025 19:31

    FIFA pritet ta ndëshkojë rëndë Serbinë, ndaj Shqipërisë mund të luhet pa tifozë në Beograd

    10/09/2025 15:21
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.