Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Presidenti Ademi takohet me legjendën e futbollit botëror, Luis Figo
    Ballina-1

    Presidenti Ademi takohet me legjendën e futbollit botëror, Luis Figo

    26/07/2025 20:54
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka zhvilluar një takim miqësor me një prej emrave më të mëdhenj në historinë e futbollit botëror, Luis Figo. Përmes një postimi në Facebook, Ademi ka shprehur kënaqësinë për këtë takim të veçantë me superyllin portugez, duke e cilësuar atë si një mik të jashtëzakonshëm dhe kontribuues të madh të futbollit edhe pas përfundimit të karrierës si lojtar.

    “Gjithmonë kënaqësi të takohemi bashkë! Një superyll në fushë, një legjendë që po vazhdon të kontribuojë në zhvillimin e futbollit edhe pas karrierës si lojtar dhe mbi të gjitha një mik i jashtëzakonshëm!”, ka shkruar Ademi, duke ndarë edhe një fotografi me Figon.

    Luis Figo, fitues i Topit të Artë në vitin 2000 dhe ish-yll i skuadrave si Barcelona, Real Madrid dhe Inter, është i njohur jo vetëm për sukseset në fushë, por edhe për angazhimin e tij në zhvillimin e futbollit global përmes roleve të ndryshme në UEFA dhe FIFA.

    Ky takim vjen si dëshmi e përpjekjeve të vazhdueshme të liderit të FFK-së për të ndërtuar ura miqësie dhe bashkëpunimi me figurat më të njohura të futbollit botëror.

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.